E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vazhdon zjarri në Maminas

Rreth 40 hektarë me pemë, shkurre dhe ullishte janë djegur nga zjarri i rënë në Maminas të Durrësit, ditën e sotme. Flakët e këtij zjarri vijojnë ende, ndërkohë që shuarja e tij është e vështirë për shkak të terrenit, që vështirëson ndërhyrjen e zjarrëfikseve.

Ndërkohë që mësohet se vet banorët e zonës po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit. Ditën e sotme, gjashtë zjarre të fuqishme kanë përfshirë qarkun e Durrësit. Por, sipas informacioneve, zjarri në zonën e Plepave dhe zonën e Currilave është shuar, ndërsa në fshatin Pjeshkë flakët e zjarrit janë nën kontroll.

Mendohet se shkak i 6 vatrave të ndryshme, të zjarrit në këtë qark, mund të kenë qenë rrufetë e shkaktuara nga moti i keq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›