E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gërdecit, vendimi për të akuzuarit në tetor

Pas një seriali të gjatë shtyrjesh, procesi i tragjedisë së Gërdecit pritet që në fillim të tetorit të prek epilogun. Duke qenë se akuza ka përfunduar procesin e thirrjes së dëshmitarëve dhe mbrojtja është në përfundim të pretendimeve të saj në 3 tetor, prokurorët do të thonë fjalën e tyre, pra do të kërkojnë masën e dënimit për 29 të pandehurit.

Por kjo do të ndodh vetëm, nëse seancat gjyqësore do të vijojnë normalisht tre herë në javë dhe atëherë do të kemi dhe do të mësojmë edhe dënimin që do të kërkojë organi i akuës për të pandehurit e Gërdecit.

Madje, nëse do të ecet me këtë ritëm në fund të tetorit pritet që dosja voluminoze te ketë edhe një fund e kjo do të jetë nga fundi i muajit tetor, në të kundërtën do të zgjatet edhe në muajt në vazhdim. Kështu pas tre vjetësh sorrollatje në gjykatën e Tiranës duket se më në fund gjyqi i shumëpërfolur i tragjedisë së Gërdecit, ku janë hedhur dhe stërhedhur akuza, ku janë bërë dhe janë ribërë me qindra kërkesa nga avokatët dhe të pandehurit, ku kë pasur në qeli katër persona dhe që ata janë lënë me arrest shtëpie, do të ketë edhe fundin e tij.

Por se si do të jetë fundi i tij dhe cilat do të jenë masat që do të japë prokuroria për 29 të pandehurit, do të duhet të presin datën 3 tetor për këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›