E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi përfshihet nga zjarret, 6 vatra zjarri në këtë qark

Gjashtë zjarre të fuqishme kanë përfshirë mesditën e sotme qarkun e Durrësit. Sipas informacioneve zjarret kanë rënë në të njëjtën kohë duke rrezikuar banesat në këto zona.
 

Kështu zjarret kanë përfshirë Katundin Rinina pranë bregdetit, në pyjet e Maninasit, në zonën e Currilave, në zonën e Plepave, në Sukth dhe në fshatin Pjeshkë pranë Shijakut.
 

Menjëherë në zonat e përfshira nga flakët kanë shkuar zjarrëfikëset të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit.
 

Dyshohet se shkak për zjarrin janë bërë rrufetë që kanë rënë mesditën e sotme si pasojë e përkeqësimit të motit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›