E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Siguria në plazhe, pushuesit apelojnë për shtim të rojeve bregdetare dhe në orar më të vonë

Edhe pse sezoni turistik është çelur që në fillim të muajit qershor, siguria në plazhe ende mbetet një shqetësim madhor për pushuesit e Darëzezës në Fier.

Sipas rojeve bregdetare edhe pse hapësirat e plazheve publike janë nën vëzhgimin e vrojtuesve dhe kujdesi që tregohet është maksimal për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme, orari i tyre zyrtar është deri në orën 18:00.

Edhe vetë pushuesit ndihen të pasigurt dhe kërkojnë më shumë vëmendje për sigurinë në plazhe, teksa theksojnë se dhe pastërtia në hapësirat publike lë shumë për të dëshiruar.

Darëzeza vijon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit fierake e jo vetëm, ndaj dhe përmirësimi i të gjitha shërbimeve është domosdoshmëri urgjente.

Gazetare: Klea Neli

/RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›