Siguria ushqimore, AKU bllokon 20 subjekte në vend

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve reagon ashpër ndaj subjekteve tregtare ushqimore gjatë stinës së verës, pas konstatimit të shkeljeve të ndryshme në cilësinë e ushqimeve, të cilat cënojnë shëndetin e qytetarëve.
25 ton produkte ushqimore janë bllokuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve gjatë inspektimeve që janë zhvilluar në periudhën qershor-korrik.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Genci Juka deklaroi se është pezulluar aktiviteti i 20 subjekteve si dhe gjobitja e 18 subjekteve të tjera, të cilat në ushqimet e tyre nuk plotësonin kriteret standarte të ushqimeve të shëndetshme.
Gjatë periudhës qershor-korrik janë zhvilluar 4 mijë inspektime në të 12 qarqet dhe shuma e gjobave të vendosura ndaj subjekteve kap shifrën e 16 milionë lekëve të reja.