Stefanoviç: U krijua artificialisht, ideja se serbët do pranojnë marrëveshjen

Pas ndërperjes së seancës për heqjen e barrikadave, kanë ardhur edhe reagimet e para nga zyrtarët e lartë të Serbisë. Ministri serb për Kosovën, Bogdanoviç ka thënë se ndërprerja e seancës është një mesazh i keq për qyetarët e veriut.
Ndërsa kryenegociatori serb, Stefanoviç ka thënë se u krijua artificialisht ideja se serbët do ta pranojnë marrëveshjen dhe do t`i heqin barrikadat.
Seanca e Këshillit të të ashtuquajturave komuna të veriut të Kosovës, është ndërperë pa marrë vendim për respektimin e marrëveshjes me KFOR-in dhe heqjen e barrikadave.