Siguria zyrtaret e NATO-s kontrollojne Kuvendin
TIRAN- Edhe pse nje vend anetar i NATO-s zyrtaret e larte nderkombetare nuk kane siguri as ne ambientet e institucioneve shqiptare. Gjate shume vizitave te delegacioneve te huaja bashke me personalitetet kane ardhur edhe grupet e shoqerimit te cilet kane kontrolluar dhe siguruar ambientet qe do te mitizohen. E njejta gje ka ndodhur edhe me Admiral James G. STAVRIDIS Komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet NATO SACEUR i cili se bashku me nje delegacion prej 18 personash do te zhvillojne nje vizite ne vendin tone ne daten 30 shtator. Ne axhenden e takimeve eshte parashikuar edhe takimi me kreun e Komisionit te Sigurise Leonard Demi. Per kete qellim tre oficere nderkombetare sigurie kane ardhur qe me date 27 shtator dhe dje rreth ores 1100 kane vezhguar ambientet e Kryesise se Kuvendit dhe sallen ne te cilen do te realizohet takimi. Ata jane kujdesur gjer ne detaje duke pyetur kreun e komisionit te Sigurise edhe per ambientet ne te cilat do te vendoset stafi ndihmes. Ende nuk behet e ditur arsyeja e sakte e vizites se admiralit Stavridis nderkohe ne axhende eshte parashikuar takimi me personalitete te larta te shtetit tone. Admiral James G. STAVRIDIS Komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet NATO SACEUR i shoqeruar nga bashkeshortja dhe nje delegacion prej 18 personash do te zhvilloje nje vizite dy ditore ne vendin tone nga data 30 shtator deri me 01 tetor 2010 me miratimin e Ministrit te Mbrojtjes. Gjate vizites se tij ne vendin tone Admiral James G. STAVRIDIS do te zhvilloje takime me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe Shefin e Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Gjeneral Brigade Maksim Malaj ku do te diskutohen ceshtje me interes per forcat tone te armatosura ceshtje te sigurise nderkombetare rajonale e kombetare si dhe kontributi i ketyre forcave ne misionet jashte vendit. Nderkohe zyrtari i larte i NATO-s admiral James G. STAVRIDIS do te zhvilloje nje takim me Kryeministrin Sali Berisha ku ne fund te takimit do te japin edhe nje Konference per shtyp si dhe nje takim me Kryetarin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare Leonard Demi.
Ligji i SHISH ne vizita e NATO-s
Edhe pse tema e bisedimeve me kryeministrin Berisha nuk behet e ditur pritet qe tema e diskutimeve te jete edhe ligji per Sherbimin Informativ Kombetar. Shtetet e Bashkuara te Amerikes por edhe NATO paralajmeruar mazhorancen se vendi do te perballej me pasoja nese do te tentohej te kalohej projektligji i qeverise per disa ndryshime ne ligjin ekzistues per SHISH. Sipas projektligjit te SHISH te propozuar nga Keshilli i Ministrave Sherbimi vendoset nen varesi te kryeministrit. Projektligji i qeverise parashikon qe drejtori i SHISH i paraqet kryeministrit nje raport vje-tor per punen e sherbimit si edhe i raporton atij ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje qe lidhet me veprimtarine e tij. Po ne nenin 5 te projektligjit per Sherbimin Informativ Kombetar shtohet edhe nje pike e re ne te cilen thuhet se kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror pergjigjet per mbledhjen analizimin dhe shperndarjen e informacionit i cili duhet te jete objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike si dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga nderhyrjet e paautorizuara.
Sipas projektligjit per SHISH-in ky sherbimka per detyre te mbledhe informacion per njohjen zbulimin parandalimin e krimit te organizuar te kontrabandes pastrimit te parave si edhe per korrupsionin e personave qe ushtrojne funksione publike. Ne funksion te realizimit te detyrave te tij mund te bashkepunoje me miratimin e kryeministrit me sherbime informative te vendeve te huaja. Lidhur me mandatin e drejtorit te SHISH neni 5 percakton se Drejtori qendron ne detyre me nje mandat 5-vjecar me te drejte riemerimi vetem nje here.