E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta per pronat ne Orikum banoret perplasen me policine

UPDATE- Banoret e Orikumit kane protestuar serish sot per ceshtjen e pronesise. Paraditen e sotme banore te Orikumit dhe zonave perreth jane mbledhur para bashkise dhe kane tentuar te bllokonin punen e bashkise si kercenim per zgjidhjen e pronesise se tyre.

Policia nuk i ka lejuar duke krijuar keshtu edhe perplasje fizike midis tyre. Ne proteste jane perfshire edhe banoret e fshatit Dukat.



Me parulla ne duar dhe thirrje per njohjen e pronave te tyre banoret kerkojne mbajtjen e premtimeve per njohjen ligjore te pronesise.

Gjithcka me banoret e Orikumit ka nisur ne fillim te ketij viti. 400 familjet qe dikur kane punuar per Ndermarrjen Bujqesore Rinia kane perfituar ne baze te ligjit 7501 siperfaqe toke te cilat i kane punuar dhe shume prej tyre vazhdojne ti punojne.

Por ne fillim te ketij viti ne tokat te cilat ata i kane me akt perdorimi kane filluar ndertimet nga ana e personave qe kane marre letrat e pronesise. Nje gje e tille ka bere qe te gjithe banoret tu druhen ketyre vendimeve duke u mbledhur ne protesta te shumta por pa asnje reagim. Megjithese kryetari i bashkise se Orikumit u ka dhene te drejte asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e ketij problemi.

Kohe me pare pati edhe nje perplasje fizike mes policise dhe banoreve per nje ndertim qe po kryhej dhe i cili eshte pezulluar. Krere te bashkise kane pohuar se ne Orikum ka shume toka qe jane me 2 apo 3 pronare e megjithate presin qe parlamenti ti jape nje zgjidhje situates permes ligjeve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›