Sigurimet, ato per Jeten vetem 12.75% e totalit Eglantina Nasi
Shqiptaret vazhdojne ta kultivojne "kulturen e re" te sigurimeve, duke shenuar serish te reja pozitive ne kete sektor. Ky fakt pohohet nga raporti me i fundit i Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, mbi zhvillimet e tregut te sigurimeve ne Shqiperi per vitin 2011. Konkretisht, ai tregon se gjate tij, numri i kontratave te sigurimit te lidhura arriti ne 1.306.610 ne total. E cila perllogaritet te jete ne nivelin prej 77.46 per qind me shume, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Cka flet per nje shtim te sigurimeve nga ana e qytetareve shqiptare, referuar edhe te ardhurave te shtuara nga primet e sigurimit qe, per vitin 2011, mesohet se arriten rreth 8.356 milione leke ne total, ose 1.81 per qind me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Por brenda kesaj kuote te shtuar, ajo qe vihet re eshte dukuria e te qenit ende ne nivele mjaft te larta te grupit te sigurimeve te "Jo-Jetes", gje qe tregon se ende klientet e ketij tregu, jane te prirur te sigurojne objekte dhe makina, e aspak jeten dhe shendetin e tyre. "Tregu vazhdoi te mbetet serish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetes, te cilat sollen 87.03 per qind te vellimit te pergjithshem te primeve, duke i lene sigurimet e Jetes me 12.75 per qind te totalit dhe veprimtarine e risigurimit me 0.22 per qind te tij", citohet ne raportin e AMF-se, lidhur me nje fakt te tille. Sa u perket sigurimeve vullnetare te "Jo-Jetes", gjate vitit 2011, ekspertet e AMF-se citojne se ato paten rritje me nivelin prej 15.57 per qind kundrejt vitit 2010. Per te vijuar me dhenien e statistikave te kahut tjeter, atij te primeve te sigurimeve te Jetes, qe gjate vitit 2011, sipas tyre, arriten rreth 1,066 milione leke ne total. Ose 25.53 per qind me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Nga ana tjeter, pare nga kendveshtrimi i ndarjes se tregut, sipas llojit te sigurimit, i detyrueshem dhe vullnetar, raporti i lartpermendur pohon faktin se primet e sigurimit vullnetar zene 55.30 per qind te totalit, ndersa ato te sigurimit te detyrueshem motorik zene 44.70 per qind te totalit te tregut. Gje qe flet per nje shtim te ndergjegjesimit te qytetareve per t'u siguruar, e cila tejkalon faktin e te qenit te detyruar per ta bere nje gje te tille. Ne vecanti, duke folur per sigurimin vullnetar, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare tregon se primet e tij, gjate muajve te vitit 2011, arriten rreth 4.621 milione leke ose 16.56 per qind me shume se ne te njejten periudhe te nje viti me pare. "Kjo eshte shoqeruar me nje dyfishim te numrit te kontratave. Vlen te theksojme se rritja e konsiderueshme e numrit te kontratave ne sigurimin vullnetar, ka ardhur nga rritja e numrit te kontratave te sigurimit te shendetit", citojne ekspertet e ketij institucioni, lidhur me nje dukuri te tille ne tregun e sigurimeve.