E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, marreveshje me Greqine

Instituti i Sigurimeve Shoqerore nis bashkepunimin me homologet e tij ne Greqi. Disa dite me pare nje grup specialistesh i kryesuar nga Drejtoresha e Pergjithshme e ISSH-se, Evelina Koldashi, zhvilloi nje takim me drejtuesit e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne Greqi ( IKA-s).

Takimi

Ne takimin me Drejtorin e IKA-s, Dimitris Avellas, u ra dakord per nisjen e procedurave per nenshkrimin e nje marreveshjeje bashkepunimi mes ISSH-se dhe IKA-s. Propozimi ne fjale u mireprit nga pala dhe greke u ra dakord per ngritjen e nje grupi teknik pune per hartimin e marreveshjes se bashkepunimit, i cili pritet qe te konkretizohet pas nje muaji ne Tirane. Ne rast se do te arrihet nenshkrimi i kesaj marreveshjeje do te behet i mundur ofrimi i mbrojtjes sociale si per shtetasit shqiptar qe jetojne ne Greqi ashtu dhe per ata greke qe jetojne ne Shqiperi. Gjithashtu, ne kuader te kesaj ceshtje, perfaqesuesit e ISSH-se, zhvilluan nje takim me sindikatat e shqiptareve, shoqatat e emigranteve si dhe perfaqesuesit e medieve shqiptare ne vendin fqinj. Ne kete takim qe u zhvillua ne Ambasaden Shqiptare ne Athine, u dha informacion per perfitimet qe u lindin shtetasve shqiptare qe jetojne ne Greqi nga ligji per sigurimet shoqerore. Gjate, fjales ne kete takim, drejtoresha e ISSH-se, Evelina Koldashi vuri theksin ne faktin se skema e sigurimeve shoqerore ne Shqiperi ka rol te rendesishem ne kuader te mbrojtjes sociale. Ne kuader te menaxhimit te ketij sistemi, por edhe te rendesise sociale, ISSH ka nje politike perkujdesjeje per emigrantet, vecanerisht per ate pjese te emigranteve qe ka nje histori kontributive ne Shqiperi. "Sipas statistikave, me se 30 % e popullsise shqiptare eshte ne emigracion cka nenvizon vemendjen e "detyruar" dhe pergjegjesine morale dhe institucionale per informimin e emigranteve ne lidhje me perfitimet qe rrjedhin nga pjesemarrja ne skemen e sigurimeve shoqerore shqiptare dhe "ruajtja" dhe pasurimi i historikut te tyre kontributiv.", deklaroi drejtoresha e Pergjithshme e ISSH-se. Keshtu, ne kuader te ketyre procedurave, kreu i ISSH-se, vuri ne dukje se institucioni qe ajo drejton "ndjen pergjegjesine te informoje falas te gjithe te interesuarit se permes pageses vullnetare ata mund te plotesojne minimumin e nevojshem te percaktuar nga ligji per te pasur perfitime nga skema jone, duke bere te mundur qe asnje dite pune e tyre te mos humbase". Ne kuader te krijimit te lehtesive per kete kategori punonjesish, ISSH, eshte ne dispozicion te cdo emigranti shqiptar qe te verifikoje falas, kundrejt kerkesave te paraqitura nga emigrantet, historikun e tyre kontributiv ne skemen tone dhe te jape informacion per plotesimin e periudhave minimale per te perfituar pension.

Italia

Por pervec Greqise, ISSH-ja ka nenshkruar nje Protokoll Bashkepunimi edhe me INAS, Instituti i Mbrojtjes (Patronati) i CISL-it ne Itali. Fale ketij bashkepunimi emigrantet shqiptare do te perfitojne konsulence lidhur me pagesat e kontributeve vullnetare te sigurimeve shoqerore ne Shqiperi. Ne baze te ketij protokolli, INAS merr persiper qe te asistoje falas ne dhenien e informacionit per 420 mije emigrante legale qe ndodhen sot ne territorin italian permes 800 zyrave te saj ne te gjithe vendin. Ky bashkepunim u jep mundesine qytetareve dhe punonjesve shqiptare qe t'i njohin, integrojne e t'i gezojne sa me mire te drejtat e tyre per pension ne atdhe. Ligji shqiptar, nepermjet ISSH-se, u ofron emigranteve mundesine e rindertimit te historikut kontributiv ne Shqiperi permes Sigurimit Shoqeror Vullnetar, si nje mundesi me shume per te perfituar pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar.

Sigurimi vullnetar, ja procedurat

Kur per nje arsye apo nje tjeter personat nuk jane te siguruar nga skema e sigurimit te detyrueshem, ata kane te drejten e sigurimit vullnetar. Kjo eshte nje mundesi qe ata te perfshihen ne skemen e sigurimeve shoqerore ne menyre qe te perfitojne pension kur te plotesojne kushtet e nevojshme."Vazhdim vullnetar te sigurimit kane te drejte te bejne personat e interesuar te cilet jane larguar nga sigurimi i detyrueshem dhe nepermjet marreveshjes per kete fushe sigurimi, vazhdojne sigurimin per te gjitha deget e sigurimit te detyrueshem. Ata kane te drejte te paguajne kontribute deri ne nivelin maksimal, per perfitime deri ne nivelin maksimal", shprehen ekspertet e deges se kontributeve ne ISSH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›