Sigurimet, rriten vetem 350 leke per fryme
Blerina Hoxha
Treguesi i sigurimeve per fryme ka arritur ne fund te vitit 2008, 2.227 leke ose 22 dollare per fryme, me nje rritje prej 350 leke krahasuar me nje vit me pare. Te dhenat jane publikuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Me gjithe kete rritje modeste Shqiperia mbetet me nivelin me te ulet te sigurimeve per fryme. Vendet e rajonit kane aktivitet sigurues dy here me shume se Shqiperia. Per sa i perket primit per fryme sipas prefekturave, prefektura e Tiranes, ze vendin e pare me 4.797 leke per fryme, e cila pasohet nga prefektura Gjirokaster me 3.057 leke per fryme dhe me tej Vlora dhe Durresi perkatesisht me 2.179 leke per fryme. Nje renditje e tille, ku Gjirokastra renditet e dyta, shpjegohet me faktin se se pari, ketu popullsia nuk ka ritme rritjeje si ne prefekturat e Shqiperise Qendrore dhe bregdetare dhe se banoret e kesaj prefekture, nuk shpenzojne me shume per produktet e sigurimit, por si nje prefekture kufitare mjetet qe kalojne drejt Greqise, blejne produktin e Kartonit Jeshil. Nocioni siguracion ne shoqerine tone, njihet vetem per makinen. Rralle kush e di se, sigurohet jeta, shtepia, pasuria, shendeti etj. Per kete shqiptaret jane humbesit me te medhenj kur, pesojne fatkeqesi e sidomos prej atyre natyrore, sepse nuk kane provuar ndonjehere te sigurojne pasurine ose jeten. Per me teper kete lloj sigurimi nuk e aplikojne as kompanite qe jane ne pronesi te shtetit, nderkohe qe tregu ka plot 10 kompani qe e ofrojne kete sherbim. Per shkak te kesaj situate, Shqiperia ashtu si edhe ne shume sektore te tjere, ka siguracionet per fryme ne nivelin me te ulet ne Evrope, me jo me shume se 13 USD. Ashtu si edhe tregu bankar, edhe sherbimet e sigurimeve jane me te perhapura ne qytetet e medha si Tirane, Durres, Elbasan, Korce, ndersa ne qytetet e vogla, te sigurohesh eshte gati nje term i panjohur.
Sigurimi i detyrueshem, ja produktet e reja
Ne kuadrin e integrimit Evropian, ekonomia Shqiptare po hapet ndaj tregjeve te reja dhe si rrjedhoje, lindin nevoja te reja te tregut qe duhet te adresohen per sa i perket sigurimit te pergjegjesive, qe lindin nga zhvillimi i aktivitetit tregtar. Prandaj ekspertet e Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, po punojne per hartimin e nje legjislacioni te ri qe do te prezantonte ne treg produktet e sigurimit te detyrueshem per aktivitetin tregtar.
Promovimi dhe inkurajimi i zhvillimit te tregut financiar jobankar do te jete fokusi i Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare per periudhen e ardhshme. Produktet qe do te sigurohen me detyrim perfshijne sherbimet e hotelerise, pikat e tregtimit te naftes, gazit, industria e ndertimit dhe disa profesione te ushtruara me shkalle te larte rrezikshmerie si, ne fushen e ndertimit. Por me shume se cdo aktivitet tjeter vete kompanite e sigurimeve duhet te sigurohen. Cdo kompani ka si obligim te siguroje aktivitetin e saj ne kompanite e risigurimit, por kompanite qe operojne ne vendin tone nuk jane shume korrekte per te permbushur kete detyrim. Sipas Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, shumica e shoqerive te sigurimit qe operojne ne treg nuk kane kapacitetin e duhur per te lidhur kontrata risigurimi efikase. Si rrjedhoje, keto shoqeri kane nje nivel te larte te mbajtjes se riskut si dhe kontrata risigurimi me cilesi te ulet. Sipas te dhenave te fundit, vetem dy shoqeri sigurimi kane lidhur kontrata risigurimi per katastrofa per te mbuluar rrezikun ndaj termeteve. Aktualisht jane pjekur kushtet per nje ri-sigurues lokal qe te menaxhoje rrisqe te vecanta, ose per katastrofa.