E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fatmiri nuk kishte konflikte, shteti te zbardhe ngjarjen"

Nga Roskoveci, Xhemil Beharaj

Ne familjen Xhindi, vizitat per ngushellime kane qene te shumta edhe diten e djeshme. Te afermit e te ndjerit jane ne pritje te rezultateve te hetimit, per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve. Pistat e hedhura nga grupi hetimor, jane kontestuar fuqishem nga familjaret dhe vellezerit e Fatmir Xhindit, duke kerkuar qe drejtesia te jete sa me objektive. Dy vellezerit e te ndjerit, Vladimir dhe Subi Xhindi, te kthyer nga Greqia dhe Italia ku jetojne dhe punojne, deklaruan dje per gazeten "KJ" se motivet e hedhura ne media nga grupi hetimor, nuk qendrojne dhe se 49-vjecari, nuk kishte asnje konflikt pronesie apo personal. Fatmir Xhindi, u qellua rreth ores 21:00 te mbremjes se shtune para portes hyrese te shtepise se tij, ndersa kthehej nga fshati Kurjan ku kishte pronat e familjes.

"Nuk mund te flasim per motive. Shteti, ashtu si ka zbardhur gjithe keto dosje te vjetra apo krime te ndodhura ne vitin 2009, le te zbardhe edhe vrasjen e vellait tone deputet", u shpreh Subiu, per gazeten "Koha Jone". Edhe Vladimiri ka mohuar me vendosmeri se jo vetem Fatmiri, por edhe ata si vellezer nuk kane asnje konflikt prone, qofte te ri apo te vjeter. "Cfare eshte thene deri tani per pistat dhe motivet, nuk eshte e vertete. Po e leme ne dore te shtetit dhe te drejtesise. Le te jene ata qe ta zbardhin kete ngjarje", deklaruan Vladimir dhe Subi Xhindi. Por ata nuk mund te shpjegonin dot arsyet, perse ishte vrare vellai i tyre ne prag te shtepise, ne nje krim te shemtuar. "Shteti dhe drejtesia te zbardhe ngjarjen sa me pare dhe te vere para pergjegjesise autoret e krimit. Per ne, nuk jane te verteta pistat e pronesise dhe konfliktit personal", perfunduan vellezerit duke rrezuar linjen qe po ndjek prokuroria dhe policia deri ne keto momente.

Nje tjeter i aferm i te ndjerit, qe ka reaguar duke rrezuar pistat policore ka qene edhe kunati i deputetit, Ramadan Farja (burri i motres). "Fatmiri, e them me bindje te plote, se nuk ka pasur konflikt pronesie dhe hasmerie me askend. Ai nuk kishte sherre e perplasje, me asnje prej banoreve", thote Ramadani. Deshmite e familjareve jane te dokumentuara ne dosjen e grupit hetimor, i cili ka ngritur disa pista per ngjarjen, por qe per arsye te sekretit hetimor, nuk i ka bere publike zyrtarisht. Per kunatin e te ndjerit, shteti duhet te reagoje, duke e zbardhur ngjarjen dhe duke kapur autorin. "Une nuk ve gishtin mbi askend, duhet te jene strukturat e policise qe te zbardhin ngjarjen", perfundon Farja.

Ekspertet i rikthehen vendngjarjes

Dita e djeshme ka qene me e qete ne qytezen e Roskovecit. Njerez te shumte gjendeshin para baneses se deputetit, ndersa grupi hetimor ka vijuar nje tjeter seance keqyrjeje, te vendngjarjes. Per banoret lajmi ende dukej i pabesueshem, pasi Fatmiri sipas tyre i gjendej cdo njeriu ne nevoje dhe nuk i bente keq askujt. Nje prej tyre, na tregon me gisht depot e luleve te thara, sot magazina makinash, qe gjendeshin ngjitur me shtepine e familjes Xhindi, nga ku ndodhej edhe nje rrugice qorre. Aty mendohet se ka kaluar atentatori pas krimit te kryer. Pasi ka kaluar gardhin ai ka ikur mes nje fushe qe ka permasa te vogla dhe nepermjet nje rruge, ka kapercyer kodrat e Roskovecit. Dy gra te moshuara na thone se ate mbremje pas te shtenave, kishin degjuar edhe te lehurat e shumta te qenve.

Verifikim farmacive ne Roskovec, skicohen disa emra te dyshuarish

Burime konfidenciale te Policise se Fierit pohuan per gazeten, se pakoja me aspirina qe eshte gjendur ne vendin e ngjarjes ka qene "celesi" qe ka cuar ne nxjerrjen e disa emrave te dyshuar per vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi, mbremjen e se shtunes. Pas gjetjes se kesaj pakoje, agjentet kane verifikuar ne te gjitha farmacite e Roskovecit, personat qe kane blere gjate diteve te fundit kete medikament. Mes tyre mesohet se ka qene edhe personi, i cili dyshohet se eshte perfshire ne krim. Por grupi hetimor mban sekret detajet dhe identitetin e tij, deri ne zbardhjen e plote. Megjithese eshte deklaruar se nuk jane gjetur gjurme gishtash ne pakon me aspirina, mendohet se disa prej te dhenave mbahen te fshehta, me qellim kapjen e te dyshuarit. Pista me e besueshme mbetet konflikti i pronesise dhe ai i castit per ceshtje personale. Gjithsesi zyrtarisht grupi hetimor qe mbikeqyret nga prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, kreu i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, kreu i Krimeve te Renda, Olsian Cela dhe i hetimit, Sokol Stojani, nuk kane dhene ende nje deklarate per pistat konkrete. Gjithsesi grupi hetimor ka hedhur piketat tek personat e dyshuar qe mund te jene perfshire ne ngjarje, duke i mbajtur nen vezhgim. Ne pyetje jane rimarre edhe 9 te aferm te deputetit, qe pas deponimeve te dhena u lane te lire. Mendohet se autori eshte i moshes se dyte dhe pa eksperience ne perdorimin e armeve.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›