KQZ, debat per kartat e zgjedhesve pa pasaporte
Zgjedhesit pa pasaporta dhe mundesia e pajisjes se tyre me karta identiteti, futi ne sherr dje dhe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Anetaret e opozites ne kete komision, Artan Lazaj dhe nenkryetarja Deshira Subashi, kerkuan qe Ministria e Brendshme te jape informacion, se sa jane shtetasit qe nuk kane pasaporta, per t'u pajisur domosdoshmerish me karta identiteti. "Ne duhet te disponojme listen e ketyre zgjedhesve. Ta dime me saktesi dhe Ministria e Brendshme, nuk duhet te vonoje me shume kete liste", tha Lazaj. Por sipas kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, nje liste e tille nuk e pengon aspak KQZ-ne qe te vijoje punen. Por situata u ndez me shume, kur nenkryetarja Subashi paralajmeroi se do te informoje institucionet nderkombetare, per keto zvarritje e mungese informacioni. Kjo pasi prej me shume se kater muaj pune ne komision, ende Ministria e Brendshme nuk ka sjelle listat e zgjedhesve pa pasaporta. Nje kerkese te tille, kohe me pare e ka bere dhe vete kryetari i KQZ-se, Ristani. Megjithate, ende informacioni ne komisionin me te larte zgjedhor mungon. Kryetari i Gjendjes Civile, Armand Teliti, ka bere publike nje shifer prej 250 mije zgjedhesish pa pasaporta. Nderkohe qe Ministria e Brendshme sipas te dhenave nga KQZ, rezulton se eshte shprehur kohe me pare se numri i zgjedhesve pa pasaporta, shkon ne rreth 400 mije.