E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizita e Berishes ne Vlore, mbylli shkollat”

Vizita e kreut te ekzekutivit dje ne qytetin e Vlores, sipas opozites ka nderprere procesin mesimor ne kete qytet. Kjo pasi nxenes e studente, kane marre pjese ne takimin e zhvilluar nga kryeministri i vendit. Lidhur me kete fakt, kane reaguar disa forca politike; PS, LSI dhe G99. Sipas kreut te Partise Socialiste ne Vlore, Eltar Dede, Berisha ishte ne Vlore per t’i treguar te rinjve se dy rruget per t’u future ne Evrope jane, bojkotimi i mesimit dhe te merren me politike. “Kryeministri ka ardhur t’i tregoje te rinjve te qytetit te Vlores, dy rruge se si integrohemi ne Evrope. E para, duke bojkotuar mesimin dhe e dyta, duke edukuar keta te rinj duke bojkotuar shkollat, te merren me politike paçka se nuk e kane mbushur moshen e tyre, kjo eshte demtuese per arsimin”, theksoi Dede per mediat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›