Serbia i kërkon marrëveshje UNMIK-ut për zgjedhjet në Kosovë
“Zgjedhjet janë shpallur në tërë territorin e Serbisë. Duke marrë parasysh se Kosova është nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244, është e nevojshme që për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të arrihet marrëveshje me misionin e UNMIK-ut në Kosovë”, thuhet në letrën që ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, i ka dërguar shefit të misionit të Kombeve të Bashkuara, raporton REL.
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi janë caktuar për datën 6 maj. Autoritetet kosovare kundërshtojnë organizimin e tyre në territorin e Republikës së Kosovës.
Ndonëse Serbia, deri më tash, ka organizuar disa herë zgjedhje në Kosovë, rezultatet e tyre nuk janë njohur të ligjshme as nga zyrtarët kosovarë, as ata ndërkombëtarë.