E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi- Sanino: Integrimi, angazhim më i madh i shoqërisë civile

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm përZgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, i cili shoqërohej edhe nga kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Presidencës, Topi ka vlerësuar angazhimin e zyrtarit europian dhe është shprehur se marrja e statusit kandidat bëhet vetëm me anë të dialogut politik.

Marrja e statusit të vendit kandidat në prag të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të ishte një tjetër moment i jashtëzakonshëm e mjaft i rëndësishëm historik për të gjithë shqiptarët. Për ta përmbushur këtë objektiv madhor të popullit shqiptar do të duhet domosdoshmërisht zhvillimi i një dialogu konstruktiv mes forcave e aktorëve politikë dhe realizimi i hapave konkrete në realizimin e përparësive të vendosura nga Bashkimi Evropian, përfshirë këtu realizimin në kohë të reformës zgjedhore, të reformës parlamentare dhe të heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë- ka thënë Topi.

Nga ana e tij zyrtari europian, Sanino u shpreh se pavarsisht dialogut duhet që dhe shoqëria civile duhet të jetë më tepër e angazhuar.

Rëndësinë e aspektit gjithëpërfshirës të vazhdimit të kësaj axhende integruese edhe me pjesëmarrjen dhe kontributin serioz e të frytshëm të shoqërisë civile në Shqipëri për luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar si dhe heqjes së imunitetit për të gjithë zyrtarët e shtetit shqiptar- tha Sanino.

Më tej ai u  ka bërë thirrje partive politike të kenë më tepër dialog dhe të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit.

Kliti Topalli/ IDEA

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›