Sigurimet, vetëm 600 mijë shqiptarë përfitojnë shërbime shëndetësore falas
ISKSH: Sigurimet shëndetësore, ende në nivele të ulëta në krahasim me vendet evropiane Në Shqipëri, popullsia që paguan sigurime shëndetësore mbetet në nivele të ulëta. Burime zyrtare pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije për gazetën se deri në vitin e kaluar, vetëm rreth 600 mijë qytetarë janë siguruar duke përfituar kështu shërbime shëndetësore falas. Por, pavarësisht këtyre shifrave, ekspertët e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor deklarojnë se kontribuuesit janë ende në nivele të ulëta në
krahasim me vendet evropiane. Kështu, personat e siguruar në mënyrë direket përfitojnë pa pagesë një pjesë të çmimit të barnave të listës së barnave që rimbursohen dhe shërbimin pa pagesë te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes. Ndërkohë që me skemën e ISKSH-së masa e kontributit për personat e punësuar është 3.4% e pagës mujore, nga të cilat 1.7% i paguan punëdhënësi dhe 1.7% i paguan punëmarrësi. Gjithashtu, kontributi për të vetëpunësuarit në qytet është 7% e pagës minimale dhe për të vetë punësuarit në fshat pagesa është 3% (zonat kodrinore dhe malore) dhe 5% zonat fushore. Duke qenë se skema e sigurimeve shëndetësore mbulon të gjithë shtetasit, është universale, me vendim të veçantë është krijuar mundësia që kategori të veçanta që nuk e gjejnë veten në ligjin ekzistues të sigurimeve shëndetësore të sigurohen vullnetarisht, pohojnë burimet pranë ISKSH-së. Përfitimet Në momentin që çdo person figuron kontribuues i sigurimeve shëndetësore, ata përfitojnë shërbimin shëndetësor falas te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes si dhe te mjeku specialist, gjithashtu, shërbim shëndetësor falas në shtëpi, poliklinikë dhe spital. Mund të kryejnë ekzaminime laboratorike dhe radiologjike falas, ndërsa ekzaminimet unikale terciare me rimbursim në masën 90% dhe bashkëpagesë nga personat e siguruar 10%. Barnat e listës së rimbursuar falas për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Të gjitha barnat falas për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës. Barnat falas për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemia major. Barna me rimbursim të pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë, në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50% barnat e listës, kundrejt recetës me rimbursim, të lëshuar nga mjeku i përgjithshëm në të gjitha farmacitë që kanë kontrate me ISKSH. Lista e barnave, e cila përmban dhe çmimin e pacientit, disponohet nga të gjitha farmacitë dhe vihet në dispozicion të çdo personi të interesuar. ISKSH Sipas të dhënave të ISKSH-së, gjatë periudhës 1995-2008, fondi i sigurimit shëndetësor është rritur 13 herë nga 0.8 miliardë lekë në vitin 1995 në 11.1 miliardë lekë. Kontributi i popullsisë aktive ka ardhur në rritje nga 953 milionë lekë në 1996 në 4.1 miliardë lekë në 2007, me një rritje prej 4.3 herë dhe pritet që në vitin 2008 të rritet me 5 herë kundrejt vitit 1996. Kontributi i shtetit për popullsinë joaktive pas vitit 2004 ka një tendencë rritjeje me 20-24% në vit me përjashtim të vitit 2006 ku rritja është 4%. Barna me rimbursim të pjesshëm për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë, në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50% barnat e listës, kundrejt recetës me rimbursim, të lëshuar nga mjeku i përgjithshëm në të gjitha farmacitë që kanë kontrate me ISKSH. Lista e barnave, e cila përmban dhe çmimin e pacientit, disponohet nga të gjitha farmacitë dhe vihet në dispozicion të çdo personi të interesuar
Përfitimet nga sigurimi shëndetësor:
-Shërbimi falas te mjeku i përgjithshëm dhe i familjes -Shërbimi falas te mjeku specialist -Shërbimi falas në shtëpi, poliklinikë dhe spital -Ekzaminimet laboratorike dhe radiologjike falas -Ekzaminimet unikale terciare me rimbursim në masën 90% dhe bashkë pagesë nga -personat e siguruar 10% -Barnat e listës së rimbursuar falas për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët -Të gjitha barnat falas për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës -Barnat falas për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemia major
Kush mund të sigurohet vullnetarisht - Nuk kanë qenë ndonjëherë në marrëdhënie punë - Nuk kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë - Nuk përfitojnë të drejtën për tu regjistruar si punë kërkues të papunë dhe janë në prag të moshës së pensionit të pleqërisë - Janë studente shqiptare që vazhdojnë studimet pasuniversitare - Janë emigrantë shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë shtetit për periudhën kur ndodhen në Shqipëri - Kanë periudha shkëputje nga puna me leje pa të drejtë pagë - Si edhe të gjithë rastet që i vlerëson ISKSH Liri Mëhalla
Last Updated on E Enjte, 07 Janar 2010 22:21