E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria rrezikon stoqe vaksinash, OBSH nën hetim për komplot

Edhe pas hezitimit të mjekëve dhe qytetarëve për të mos bërë vaksinën kundër H1N1, në vend pritet të mbërrijë porosia e dytë prej15 mijë dozash të tjera. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, ka pohuar për “standard” se dozat do të vijnë brenda 10 ditësh dhe se vaksinimi do të vijojë me të gjithë personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.
Vaksinimi
Nga 10 mijë dozat e para të porositura më pak se 10% e dozave të shpërndara janë përdorur, çka do të thotë vetëm disa qindra doza. Ndërkohë që edhe drejtuesit e shëndetësisë kanë pranuar se vaksinimi ka pasur neglizhim si nga personeli ashtu edhe nga personat në risk të lartë të popullatës. Por pavarësisht kësaj, doza të tjera vaksinash janë në ardhje, edhe pse kështu vendi ynë rrezikon të krijojë stoqe vaksinash, të cilat nuk do të vlejnë asgjë. Burime pranë ministrisë pohojnë se porositë e vaksinave janë kryer në kohën kur pandemia botërore ishte në kulmin e saj. Në atë kohë alarmi dhe frika kundrejt këtij virusi mundej të gjente shpëtim vetëm nga vaksinimi.
Pandemia
Në lidhje me virusin pandemik A/H1N1 është frika nëse kjo pandemi është e vërtetë apo false. Debatet kanë nisur në vendet e Bashkimit Evropian, ku doktorët e shkencave të mjekësisë kanë hedhur shumë pikëpyetje. Madje Bashkimi Evropian akuzon rëndshëm Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përshpejtimin dhe kalimin e disa kritereve me anë të një vendimi për shpalljen e pandemisë botërore.
Teori të shumta konspiracioni janë ngritur në lidhje me pandeminë e gripit të derrave. Mjeku dhe epidemiologu Volfgang Wodarg, kryesues aktual i Këshillit të Shëndetësisë në Parlamentin Evropian, vlerëson pandeminë A/H1N1 si një nga skandalet më të këqija mjekësore të shekullit. I cituar nga radio “Evropa e lirë” dhe studimi i “Global Resarch”, Wodarg vlerëson se kompanitë farmaceutike “Gllakso Smith Klajn", "Rosh" dhe "Novartis” kanë ndikuar me qëllim tek shkencëtarët dhe organet zyrtare botërore të shëndetësisë, kanë alarmuar qeveritë e mbarë botës për të shitur medikamentet dhe vaksinat e tyre. Në këtë mënyrë miliona njerëz të shëndetshëm u janë nënshtruar disa vaksinave të rrezikshme me pasoja tek ta. Për këtë arsye Këshilli Evropian do të ngrejë hetime për korrupsion që kanë çuar në shpalljen e një pandemie të rreme, nga e cila këto kompani kanë përfituar miliona dollarë. Në hetimin e Parlamentit Evropian do të jenë jo vetëm industritë farmaceutike që kanë udhëhequr fushatën kundër gripit të derrit dhe të shpendëve, por edhe roli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila pasi shpalli me urgjencë pandemitë ndryshoi kriteret e saj. Sipas të dhënave të kësaj organizate në vitin 2009, mbi 12 mijë persona kanë humbur jetën nga ky grip. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), ka kaluar një rezolutë që bën thirrje për një hetim në lidhje në mes të kompanive farmaceutike dhe agjencive zyrtare gjatë shpërthimit të virusit H1N1 dhe për parakualifikim të kësaj pandemie nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH parakualifikim) për egërsi vaksinë e saj. Akuza e kësaj asambleje kundrejt OBSH-së është hetim për “epidemi të rreme”.
Volfgang Wodarg, kryetar i Komitetit të Shëndetit PACE, pohon se OBSH, në bashkëpunim me disa kompani të mëdha farmaceutike, kanë ripërcaktuar termin pandemi. Kjo rezultoi gjatë nënshkrimit e angazhimeve të marketingut për vaksinat e reja dhe të tjera, sipas Wodarg, duke rezultuar fitime të mëdha për kompanitë farmaceutike.
Wodarg është duke planifikuar një debat urgjent gjatë këtyre muajve për të diskutuar ndikimin e industrisë farmaceutike mbi OBSH-të dhe qeveritë kombëtare në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë që edhe brenda të njëjtit Parlament Evropian ka zëra pro dhe kundër, kështu Sekretari i Parlamentit Evropian, Mario Galea, i cili është mbikëqyrës i fushatës kundër H1N1 (gripit të derrit) tha se frikat ndaj vaksinimit që mund të jetë i pasigurt, janë të pabazuara. Galea tha se 24.265 persona janë vaksinuar që nga e shtuna. Vaksinimi po u jepet grupeve të rrezikuara duke përfshirë punonjësit e sektorit shëndetësor, njerëzit që vuajnë sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe ata që kanë diabet. Procesi përfundimisht do të shtrihet në tërë popullsisë. M. Galea tha se një numër i pacientëve H1N1 janë aktualisht në spital, nën një kujdes intensiv.

H1N1, si u shfaq

Në fillim të vitit 2009, Meksika u bë qendra e një epidemie misterioze. Një sëmundje e rëndë e rrugëve të frymëmarrjes po prekte të rinjtë, ndryshe nga viruset e gripit që zakonisht prekin të moshuarit.
Zyrtarët e shëndetësisë në Meksikë dhe në SHBA mbetën të habitur nga virusi, një kombinim i elementëve të gripit të njerëzve, gripit të derrave dhe atij të shpendëve.
Në fillim atë e quajtën gripi i derrave, por disa muaj më vonë ekspertë të shëndetit publik filluan ta quajnë me termin e saktë: A/H1N1. Ngaqë Meksika është një destinacion popullor për turistët, gripi i derrave u përhap me shpejtësi përtej Amerikës Veriore, në pjesë të Evropës dhe Azisë.
Doktoresha Margaret Chan, Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, filloi të jepte një seri informacionesh të përditshme lidhur me virusin A/H1N1, ndërsa ai përhapej në vende të ndryshme të botës. Më 11 qershor, ajo njoftoi se gripi ishte shndërruar në një epidemi.
"Virusi po përhapet, ndërsa ne e kemi nën mbikëqyrje të plotë. Asnjë epidemi e mëparshme nuk është dalluar që një fillimet e saj".
Organizata Botërore e Shëndetësisë i autorizoi prodhuesit e ilaçeve të fillonin provat me vaksinat dhe një muaj më vonë filluan provat e vaksinimit tek njerëzit. Deri në tetor, vaksinat e para iu shpërndanë punonjësve të shëndetësisë, grave shtatzëna, të rinjve dhe njerëzve me sëmundje të ndryshme.
Anne Shushat është drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
"Me prodhimin e vaksinave të tjera, do të përmirësohet edhe procesi i vaksinimit të një numri më të madh njerëzish". Deri nga fundi i dhjetorit, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e më tepër se 10 mijë njerëzve nga virusi A/H1N1, shumica e tyre në Afrikën e Veriut. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një numër i madh vendesh nuk po i numërojnë më rastet kur sëmundja nuk është e rëndë. Virusi u zbut nga fundi i vitit në Afrikën Veriore dhe në Evropë. Por disa ekspertë thonë se në fillim të vitit të ri ai mund të fuqizohet përsëri.

Gripi i derrave

Shkakton viktimën e 11-të në vend

Një grua 54-vjeçare është viktima e 11-ët, e cila ka ndërruar jetë dje në spitalin e Korçës, ku ndodhej e shtruar prej tri ditësh, ndërsa mbahej me mjekime intensive. Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja ka gjetur vdekjen, pasi kishte probleme me mushkëritë. Megjithëse deri më tani kanë gjetur vdekjen 11 persona nga virusi A/H1N1 në vendin tonë, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar për t’u vaksinuar. Pjesa më e madhe e popullsisë ka refuzuar vaksinimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›