E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoritë Arsimore shkelin urdhrin e MASH, mësuesit në dispozicion vazhdojnë punën

DAR: Nuk kemi plan për zëvendësimin e orëve të mësimitEdhe pse Ministria e Arsimit vitin e kaluar lëshoi një urdhër në Drejtoritë Arsimore që nuk do të kishte më mësues dispozicioni, duke nisur që nga fillimi i vitit 2010, ky urdhër nuk është vënë në zbatim nga Drejtorit Arsimore. Por, sipas burimeve nga DAR, bëhet e ditur se pavarësisht urdhrit të Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj deri tani nuk është hequr asnjë mësues dispozicioni.  Pengës për këtë sipas po të njëjtave burime është bërë mungesa e një plani.

Ne, vërtetë na është thënë nga MASH se në fillim të janarit të këtij viti nuk duhet të pranonim asnjë mësues dispozicioni, por që të zbatojmë këtë fillimisht ne duhet të kemi një grafik të mësueseve që do të bëjnë këto orë mësimi dhe kjo bëhet në bashkëpunim mes drejtorisë tonë si dhe specialistëve të Ministrisë së Arsimit. Një gjë e tillë ne nuk na është njoftuar apo kërkuar, në mënyrë që dhe ne të vazhdojmë të marrim masa dhe të mos pranojmë më mësues dispozicioni, pohojnë burimet zyrtare në Drejtorin Arsimore. Nga ana tjetër burimet zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije se një urdhër i tillë duhet të kishte filluar su zbatuar nga drejtoritë arsimore dhe se në urdhër që i është shpërndarë këtyre drejtorive është përcaktuar se zëvendësimi i orëve të bëhet më mësues të brendshëm. Urdhri i MASHSipas urdhri të ri, të hartuar nga specialistët e Ministrisë së Arsimit, mbulimin e orëve të dispozicionit do ta bëjnë vetë mësuesit e shkollës. Për të realizuar këtë, shkollat do të realizojnë një rishpërndarje të re emërimeve, sipas planeve të caktuara mësimore që ato kanë. Për të mos krijuar përplasje ndërmjet klasave, rregullimi i orëve do të bëhet në mënyrë individuale nga secila shkollë pas marrjes në dorëzim të urdhrit specifik. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës bëjnë të ditur se largimi i mësuesve të dispozicionit duhet të kishte filluar su zbatuari, por kjo gjithmonë  nëse do të ishte gjëndër një zgjidhje për zëvendësimin e orëve pasi nuk mund të mbulohet të gjitha orët e mësimit nga mësuesit e brendshëm. Por MASH bënë me dije se nisjen e efektit zyrtar të zbatimit të urdhrit të ri, për heqjen e mësuesve të dispozicionit, mungesa e arsimtarëve në mësim do të zëvendësohet nga vetë mësuesit e shkollës, pasi nuk do të ketë më orë mësimi të lira. Ndonëse ky urdhër ende nuk është publikuar zyrtarisht nga dy dikaster, tashmë drejtuesit e drejtorive arsimore e kanë më se të qartë se duhet të udhëzojnë vartësit e tyre që tani. Vetëm në Drejtorinë Arsimore të Tiranës numërohen rreth 4 mijë mësues në dispozicion, pjesa më e madhe e të cilëve çdo ditë gjendet në dyert e këtij institucioni, për të gjetur ndonjë orë të lirë mësimi në shkollat e kryeqytetit, qoftë edhe në ato që gjenden në periferi të tij. Largimi i mësuesve të dispozicionit nga shkollat ka ardhur si pasojë e zgjatjes së orarit të punës së arsimtarëve, të cilët tashmë do të zbatojnë të njëjtin orar pune si punonjësit e administratës.Kontrata Kontrata e re e punës kolektive për punonjësit arsimorë që ka nis të hartohet në fillim të vitit të ri shkollor do të nënshkruhet po në fillim të vitit 2010. Ndonëse baza e kontratës kolektive do jetë ajo e vjetra, do të përfshihen edhe disa ndryshime të propozuara jo vetëm nga kjo Sindikata e Arsimit, por edhe nga vetë Ministria e Arsimit. Pikësëpari, shkak për nënshkruarën e kontratës së kolektive të punës në arsim është bërë përfundimi i asaj aktuales, e cila mbaron në fund të këtij viti. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Sindikata e Arsimit në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit kanë vendosur që të bëjnë disa ndryshime në të, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e arsimit parauniversitar. Sakaq, arsimtarët që do të detyrohen që krahas orëve të caktuara mësimore të japin edhe ato të dispozicionit, do të përzgjidhen nga emërimet, në bazë të vjetërsisë së punës në arsim. Ende nuk dihet se si do të pritet ky vendim nga punonjësit e arsimit parauniversitar në institucionet publike të vendit, por për të frenuar një qëndrim negativ nga ana e tyre, Ministria e Arsimit ka parashikuar që duke filluar që nga tre mujori i parë i vitit 2010, të ketë një tjetër rritje pagash për kategoritë e mësuesve, e cila do të jetë në funksion të shtimit të orëve mësimore të mësuesve. Liri Mëhalla

Last Updated on E Enjte, 07 Janar 2010 21:19

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›