E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes mësuesja nga Korça nga A/H1N

Një grua 53-vjeçare nga Korça është viktima e 11-të e gripit të derrit në Shqipëri. Burime spitalore konfirmojnë se pacientja gjeti vdekjen sot në spitalin e Korçës në sanatorium pasi po mjekohej me virusin A/H1N1. Pas vdekjes së 53-vjeçares mjekët nuk kanë qenë të sigurt ndërsa mostrat janë dërguar për analiza në kryeqytet.  Analizat në fjalë mësohet se kanë konfirmuar praninë e virusit të gripit të derrit në organizmin e viktimës.

Sipas mjekëve viktima ishte me profesion mësuese dhe fillimisht ka pasur simptoma të gripit të zakonshëm stinor. Në momentin e parë ajo ishte diagnostikuar me ftohje të rëndë por më pas është konstatuar gjendja gripale. Deri tani 11 persona kanë gjetur vdekjen nga gripi i derrit në Shqipëri. Shumica prej tyre kanë qenë të moshës rreth 50 vjeç dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Last Updated on E Enjte, 07 Janar 2010 22:23

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›