E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimi i jetës, shqiptarët ndërgjegjësohen, shtohen siguracionet

Sigurimi i jetës dhe shëndetit tek shqiptarët po shkon drejt interesit në rritje. Në 6 mujorin e parë të vitit 2011 shifrat e sigurimit për jetën janë rritur me 40% krahasuar me një vit më parë.

Specialistja e statistikave pranë agjensisë së mbikqyrjes së finanacave, Pranvera Berberi sqaron për mikrofonin e “Ora News” tendencën drejt rritjes së shifrës së personave që sigurohen.
 

Tendencë në rritje po ashtu vërehet edhe tek sigurimet për udhëtimet jashtë shtetit të cilat janë shtuar ndjeshëm pas liberalizimit të vizave.
 

Në 6 mujorin e parë të vitit 2011 janë shpenzuar në total nga shqiptarët 513 milion lekë për sigurimin e jetës ndërsa 23% e të gjitha sigurimeve në Shqipëri e zënë sigurimet për jetën dhe shëndetin.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›