Kosovë, NATO: Tensionet janë duke u zbutur

Dhjetë ditë pas operacionit të forcave të sigurisë në Kosovë, NATO deklaron se tensionet në veri janë duke u zbutur.
Kjo çështje është diskutuar edhe sot në selinë e NATO-s, vetëm një ditë pas paralajmërimeve se Aleanca do të shtojë numrin e trupave në Kosovë.
Zëdhënësja Karmen Romero ka thënë se prioritet për NATO-n tani është të ruhet një ambient i qetë dhe i sigurt.