Sigurimi makinave, vetem 27 euro
Cdo emigrant shqiptar apo dhe shtetas i huaj qe ka ardhur per pushime ne vendin tone duhet te paguaje vetem 27 euro per sigurimin e automjetit per nje periudhe 15- ditore. Shoqata e Sigurimeve gjate ketij viti ka ofruar kushte me te mira sherbimi si dhe cmime sa me atraktive ne raport me nje vit me pare. Keshtu, nga 53 euro qe ka qene nje vit me pare ky cmim, tani te gjithe mund te kryejne sigurimin e automojetit te tyre me vetem 27 euro, perfshi edhe TVSH-ne. Ky cmim eshte vetem 2 euro me i larte se kufiri minimal i percaktuar nga Ministria e Financave prej 25 eurosh. Per periudhen e sigurimit 20-ditor, tarifa e sigurimit eshte 33 euro dhe jo 45 euro. Te gjitha cmimet, per te gjitha kategorite e mjeteve motorrike dhe per te gjitha periudhat, eshte i pergjysmuar, krahasuar me vitin 2007. Pervec kesaj, te huajve por edhe shqiptareve qe vijne ne Shqiperi, si per pushime ne vere, ashtu edhe ne periudha te tjera, u ofrohet nje sherbim me i mire. Ne pikat kufitare ka nje zone te caktuar, ku shiten policat e sigurimit dhe cmimet jane te njesuara nga Shoqata e Siguruesve te Shqiperise.