Sigurimsi i plakur Nuri
Është një ritual i përhershëm: në shtatë të mëngjesit dal në rrugicën poshtë pallatit tim, blej bukën dhe qumshtin e përditshëm, duke u përpjekur çdo herë të mas kohën përafërsisht të saktë të këtyre veprimeve. Përsëritja e kësaj përvoje ka bërë që të ndeshem thuajse me të njëjtët njerëz, të cilët, si duket, ashtu si unë, e kanë edhe ata ritual tradicional këtë orar. Diç e përafërt me ndjenjën e solidaritetit ndaj këtyre detyrimeve familjare na bën të shkëmbejmë, pas kaq kohësh, përshëndetje formale, më shumë me gjeste të heshtura, se sa me fjalë.
Shpesh ndër fytyrat e njohura më takonte të ndeshja një plak te të shtatëdhjetat, gjithmonë i veshur me një pallto bezhë, si ato të modelit sovjet të viteve gjashtëdhjetë; në kokë mbante një kasketë meshini të zezë me strehë të gjerë, të cilën nuk se e ngjeshte aq shumë sa të mbulonte ballin dhe të fshihte një palë sy të lëvizshëm, nervozë e më vështrim inatçor, përnën vetullat e dendura, kaleshe e të thinjura. Hunda e gjatë, butaforike, me samar dhe majë të kthyer poshtë, spikaste në fytyrën e tij, mu si të qe e montuar. Thashë e ndeshja këtë plak, por ka kohë që nuk e shoh më. Dhe jo se i ka lënë shëndenë kësaj bote. Për këtë na siguroi shitësja, e cila na e njihka mirë prej kohësh. Shkak i zhdukjes së plakut nga rituali mëngjesor i rrugicës sonë qe sjellja e tij acaruese. E kishte zakon, sapo shkelte në dyqan të shante me zë të lartë qeverinë, disa drejtues të saj dhe, sidomos, Kryeministrin aktual, të cilit, si dukej, mjaft t’i përmendte emrin dhe përndizej nga tërbimi. Do thënë se emrin ia përmendte shpesh, kështu që dhe tërbimi, i ushqyer në çdo përmendje të emrit, nuk kishte të sosur. Rëndom askush nuk ia vinte veshin, nuk i kthente përgjigje, madje as nuk ia miratonte të sharat e mllefosura me ndofarë shenje a gjesti. Sepse në fakt, në ato që shfrynte ky plak, nuk kishte as logjikë, as shkak konkret e as argument që të mund t’i kundërviheshe qoftë me hamendje.
Por një mëngjes, një damë e re që nxitonte të blinte bukë dhe, sipas saj, i duhej të kthehej shpejt në shtëpi për të shpënë dy vogëlushët e saj në kopsht, e prishi rregullin dhe iu përgjigj plakut, i cili kishte bllokuar banakun dhe, si zakonisht, i këndellur nga vetëacarimi, po e bënte rezil Berishën.
Gruaja u përpoq me mirësjellje t’i bënte të ditur plakut të largohej nga banaku, të fliste sa të donte diku mënjanë, por plaku nuk e dëgjonte në atë dalldi frymëzimi dhe vëtëm kur ndjeu të shtyrën e gruas së re (gjithësesi ishtë një e shtyrë, ani pse me takt), iu vërsul asaj me sharje të vrazhda. Ndërmjet tyre u shkëmbyen flakë për flakë, pak a shumë këto replika:
Gruaja: Si nuk ke turp... si t’i nxë goja ato fjalë të ndyra, plak i rrjedhur!
Plaku: Nuk të bien për mideje fjalët e mia, se e di unë, të njoh ty... bushtër e Berishës!
Gruaja: More zotëri, mos më fol mua ashtu se thërras burrin dhe vjen e ta bën kurrizin petull. Zagar i dreqit! Ik, thyej qafën dhe leh sa të të duash në rrugë... jo këtu në dyqan.
Plaku: S’keni faj ju jooo! Tw kish të ngjallej njëherë Ai, rahmetliu, pa vetëm t’ju shihja se si do t’i mbushnit brekët ju... ti, Berisha dhe gjithë këlyshët e tij.
Gruaja: Mbylle gojën të them! S’ka kush nevojë për lugetër si ti dhe Rahmetliu jot.
Plaku: Ju të gjithë duheni vra me bukë n’gojë, bashkë me Saliun.
Gruaja: A do na hiqesh qafe tani? Hajt, mbathja në shtëpinë tënde dhe çajua kokën sa të duash njerëzve të tu. Mos llap nëpër dyqane... S’ta ka kush borxh të dëgjojë dërdëllitjet e tua.
Në këtë pikë të ngjarjes e pyeta shitësen se si quhej plaku dhe s’di pse e quajta për detyrë ta largoj me të mirë nga dyqani, në dyert e të cilit kishte qëndruar i shfytyruar nga zemërimi. Por doli se plaku kishte qenë edhe më agresiv nga ç‘dukej.
- Laskare! Hiqi duart, mos më prek! Edhe ti, një mut si ajo orospia je! Të gjithë jeni halet e Berishës! Të njoh unë ty, mos kujto se s’të njoh!
- Ke zënë derën e dyqanit! – i thashë. - Hap rrugën, a nuk e shikon se njerëzit hyjnë e dalin?
- Mu m’tregon rrugën ti? A mos do ta përvesh surratit...
Për çudi, këtë u mat të bënte. Megjithatë e kapa në kohë nga parakrahët dhe e nxorra jo pa vështirësi jashtë. Ndjeva se trupi e muskujt i dridheshin nga tërbimi.
Sapo e pa veten jashtë u turr vërdallë në kërkim të ndonjë guri, një pamje tipke, siç bëjnë kalamajtë e acaruar. Gur nuk kishte ku të gjente, por kërcënimin e bëri me gjeste e të bërtitura, sa të besohej se do të binte në konvulse epilepsie:
- Ti nuk më njef se kush jam unë... Ty s’ta pret mendja se ç‘të punoj unë... Me sy të zgurdulluar e të skuqur u afrua dhe përsëriti, duke u dridhur: - Ti nuk e di kush jam unë, more: unë t’hek! – tha duke e bërë dorën si teh shpate, a thua se po priste një kokë bagëtie.
Ata pak njerëz që ishin në dyqan dhe të tjerë që kishin ardhur ndërkohë, po bënin sehir në prag.
- Pse s’ja fut një turinjve? Futja turinjve asaj qelbësire enveriste! – ishte gruaja që bëri sherr më plakun.
- Ju nuk më njihni mu! Do të më shihni! Unë ju therri si berrat, - mori zjarr ai.
- Të njohim, të njohim, Nuri, - i thashë, duke përcaktuar përfundimisht akcentin e krahinës së tij, nëpërmjet të folurës. – Si s’të njohim? – vazhdova. - Me dosjen tënde po punohet, - thashë, duke fituar siguri. - Ke qenë sigurims, zotërote, gjithë jetën – në Degën e punëve të Brendshme. Thuaju këtyre, të të dëgjojnë, sa njerëz ke pushkatuar! Ndërsa tani je veç një kriminel plak pa dhëmbë dhe prapë, në burg do të shkosh...
- Mua më marrin të keqen, - ulëriu ai dhe ktheu shpinën.
Pas disa hapash u ndal, u kthye dhe përsëriti:
- Mua më marrin të keqen! Të keqen! Dëgjuat? Më marrin të keqen! S’ka ç‘më bën Sali Berisha me këlyshët e tij. Mua më marrin të keqen!
Këtë refren e përsëriti me zë të lartë gjatë gjithë rrugicës, derisa u zhduk pas cepit të pallatit.