E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapi prapa që është një hap para

Javen e kaluar Komisioni per Marredheniet me Jashte ne Kongresin Amerikan miratoi nje projekt-rezolute mbi njohjen e te ashtuquajturit “genocid ndaj armeneve” dhe percjelljen e ceshtjes per votim ne Kongres. Kjo ne vetvete nuk ishte ndonje cudi e madhe. Nje pjese e mire e analisteve e prisnin. Interesant ishte fakti qe projekt-rezoluta ne fjale kishte mbeshtetjen e as me shume as me pak po Zj. Nancy Pelosi, Kryetare e Kongresit Amerikan dhe perfaqesuese e Kalifornise.

Zj. Pelosi, ne fjalen e inaugurimit si Kryetare pas fitores derrmuese te demokrateve ne zgjedhjet e 2006, premtoi se keta te fundit nuk do ta perdornin shumicen ne kongres per qellime partizaneske, por do te bashkepunin me opoziten ne menyre konstruktive per kalimin e krizes se besimit ne qeverisjen dhe institucionet amerikane qe pasoi luften ne Irak. Rrjedhimisht, kur e njejta Zj. Pelosi sakrifikon prestigjin e Kryetarit te Kongresit te Sh.B.A. per ti dhene nje dore absurde ndihme fraksionit (te fuqishem) me origjine armene te elektoratit te saj, nuk jane vetem analistet qe habiten, por edhe koleget e saj ne anen demokrate te Kongresit.

Dhe me te drejte. Ne nje kohe kur aleatet e Sh.B.A. qe mund te kontribuojne seriozisht ne luften kunder terrorit ne Lindjen e Mesme e me gjere kerkohen me qiri, projekt-rezoluta ne fjale acaron pa me te voglin perfitim aleatin kryesor ne rajon, Turqine. Rezoluta ne fjale do te shkaktonte rritje te sentimentit anti-amerikan ne Turqi dhe do ti shtrengonte vendimmarresit turq te reagonin duke ulur nivelin e mbeshtetjes logjistike ndaj operacioneve amerikane ne rajon, per te mos folur per riorientimin afatgjate te politikes se jashtme turke. I vetmi perfitim eshte kenaqesia e elektoratit armeno-amerikan te Zj. Pelosi.

Si e tille, mbeshtetja e projektrezolutes nga ana e Pelosit nuk eshte thjesht nje akt partizanesk, por akoma me keq, sakrifikim i nje aleati kyc ndaj interesave globale amerikane ne rajon ne favor te politikave te ngushta lokale. Dhe kjo eshte akoma me e denueshme kur vjen jo nga nje kongresmen i thjeshte, por nga Kryetarja e Kongresit.

Pra, nuk ishte cudi qe, pervec reagimeve negative nga Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Rice, reagimet ndaj saj te vazhdonin te vinin nga te dy krahet e kongresit. Edhe John Murtha, argumentueshem aleati i saj me serioz brenda kampit demokrat, e konsideron mbeshtetjen e saj ndaj projekt-rezolutes nje “gabim gjykimi”. Murtha parashikon nje numer prej rreth 60 kongresmenesh demokrate qe mund te votojne kunder, gje qe rrjedhimisht do te vinte ne pikepyetje aftesite udheheqese te Zj. Pelosi brenda partise se saj. Kongresmenet Republikane, pritshem, e sulmuan pozicionin e saj si nje “shembull tipik i papergjegjshmerise demokrate ne politiken e jashtme”. Analistet ne Washington Post e me gjere e konsideruan qendrimin e saj si krejtesisht te pajustifikueshem dhe te papergjegjshem.

Rrjedhimisht, Zj. Pelosi reagoi duke deklaruar se “mbetet per t’u pare” nese projektrezoluta ne fjale do t’i percillet Kongresit per votim apo jo, qe u komentua si hap prapa i saj pas perballjes me realitetin ne partine e saj e me gjere. Hapi prapa i Zj. Pelosi mund t’i kushtoje karrieres se saj nje doze te konsiderueshme besueshmerie, por do t’i siguroje Shteteve te Bashkuara vazhdimin e mbeshtetjes se nje aleati te rendesishem si Turqia. Si i tille, eshte, ne fakt, nje hap para.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›