Z. Kryetar, Shkëlqesia Juaj, Të nderuar pjesëmarrës, Me lejoni qe te shpreh besimin tim te plote për suksesin e punimeve të këtij Samiti dhe me lejoni te konfirmoj gjithashtu angazhimin e plo

Z. Kryetar, Shkëlqesia Juaj,
Të nderuar pjesëmarrës,
Me lejoni qe te shpreh besimin tim te plote për suksesin e punimeve të këtij Samiti dhe me lejoni te konfirmoj gjithashtu angazhimin e plote të Shqipërisë për të qenë pjesë dhe një kontribues i vërtetë në ketë ndermarrje vitale për qytetërimin global.
Njerëzimi tashmë ka identifikuar një rrezik që përshkallzohet per Globin tone, shtëpia jonë e përbashkët. Sensibiliteti qe shoqëron kohën tonë moderne siç është: përdorimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, ndotjes, ndryshimeve te menjehershme klimaterike, sjellin ne ambjentin tone të përbashket nje progres te menjëhershëm dhe, njëkohësisht nje kercenim kompleks, që mund te dominohet nga nje aksion i përbashkët dhe nje front kunderveprimi, qëllimi që ky samit po përpiqet të arrije.
Perballimi i këtyre sfidave shkon përtej ideologjive dhe përkatësive të ndryshme, të cilat po përpiqemi t'i kapërcejmë, ai shkon përtej kufijëve nacionalë dhe interesave afatshkurtëra të Qeverive dhe vete shteteve.
Ashtu sic po thesojme ketu, diferencat në shpërndarjen e rishpërndarjen e mirëqenies midis vendeve te zhvilluara dhe vendeve ne zhvillim e rajoneve, është kthyer në një shkak që prodhon destabilitet të brendshëm dhe rajonal, krim te organizuar, të gjitha llojet e trafiqeve, madje dhe terrorizmin mbarëbotëror. Ngushtimi i këtyre diferencave është një parakusht për të siguruar një zhvillim te qëndrueshem.
Të nderuar pjesëmarrës,
Kam ardhur në këtë Samit si Kryeminister i një vendi të vogël, Republikës së Shqipërise, e cila është përfshire, padyshim, në një ndërmarrje globale që kërkon të garantojë një të ardhme më të sigurt për planetin tone.
Kushtetuta e vendit tim, e cila reflekton frymën e mileniumit, zgjidh ne menyrë te qartë, jo vetëm detyrimet politike të lidershipit të vendit, por edhe të detyrimeve thelbësore që përcakton domosdoshmerinë për shtetin shqiptar, për të garantuar një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër ekologjikisht për brezat e së ardhmes.
Mbi këtë bazë dhe, duke iu përmbajtur aspiratave tona për t'u integruar në familjen e madhe Euro-Atlantike, Shqiperia përvec krijimit të Ministrisë së Mjedisit dy vjet me parë , ka përpunuar dhe zbatuar politika dhe strategji që synojne ne menyre direkte nje menaxhim te shendoshe dhe te qendrueshem te mjedisit dhe burimeve natyrore.
Ne synojme gjithashtu te zgjerojme kontributin tonë brenda kuadrit rajonal, apo me gjere, në mënyrë që të përballojmë më mirë sfidat globale, lidhur me sistemet më sensitive të mjedisit, siç është furnizimi me uje te pijshem dhe energji elektrike dhe t'i ofrojmë zhvillimit vendas dhe rajonal dimensionin e qendrueshmërisë.
Cdo vend i perfaqesuar ketu, ne kete Samit, ndodhet ne stade apo ritme te ndryshme te perafrimit te legjislacionit, ne perputhje me frymen e re te globalizimit. Ashtu sic jemi te vendosur per te zbatuar programin per reduktimin e varferise dhe rritjes ekonomike ne vendet tona, ne te gjithe se bashku jemi te bindur se, ne duhet te perqendrojme forcat tona ne zbatimin e ligjit ne perputhje me standartet e vendeve te zhvilluara.
Vendi im ka nenshkuar mjaft Konventa; si ajo e Rios, qw kerkon zhvillim, ruajtje dhe mbrojtje te Mjedisit, detyrime qe Shqiperia dhe Qeveria qe une drejtoj po i pergjigjet ne menyre progresive.
Nga ana tjeter, ne te gjithe kemi nevoje per te kuptuar qw niveli I zhvillimit te qendrueshem qe ne duam te arrijme nuk mund te jete priviligj i nje vendi, ai duhet te jete te pakten i njejte me vendet fqinje. Duke ndjekur keto parime, Shqiperia dhe Qeveria qe une kam nderin te drejtoj, jo vetem ka mbeshtetur dhe ka marre pjese aktive ne iniciativat respektive te bashkepunimit rajonal dhe integrimit, por shpesh ka qene iniciatore i tyre. Ne rajonet si Ballkani – dhe jam i sigurt se bota ka shume Ballkane- qe garatojne çdokend te ndermarre iniciativa te tilla bashkepunimi, ka nje rendesi te vecante per te tashmen dhe ardhmen.
Vendi im, qe ka gati me shume se nje dekade, qe eshte shkeputur nga regjimi komunist po perballet me probleme te shumta te trasheguara dhe te reja gjithashtu. Mjedisi urban dhe infrastruktura e tij e pamjaftueshme jane demtuar pergjate proceseve tipike te tranzicionit, te tilla si aktiviteti ekonomik dhe zhvillimet sociale, urbanizimi i pakontrolluar, migrimi i eger dhe ndryshimet e shfrenuara demografike. Problemet me te cilat po perballemi tani kane te bejne me mosmenaxhimin dhe perdorimin kaotik te burimeve natyrore, degradimin e tyre dhe shfrytezimi pa kriter, erozionin, humbjen e biodiversitetit, shpyllezimin dhe menaxhimin e dobet te burimeve ujore.
Duke perdorur te gjitha energjite ne perballimin e problemeve te tilla, Shqiperia ka miratuar Staregjine per Reduktimin e Varferise dhe Rritjen Ekonomike, ku jane percaktuar synime te qarta ne fushen e furnizimit me uje te pijshem dhe infrastrukturen hidrosanitare, energjise elektrike, zhvillimit rural dhe degradimin e mjedisit si dhe frenimin e humbjes se bio-diversitetit, ne menyre qe te permbushim kushtet per perafrimin me standartet mjedisore ne kuader te Procesit te Stabilizim-Asociimit ne BE.
Megjithate, une mund te garantoje tashme, qe Shqiperia ka nje politike te vazhdueshme e cila do t'i pergjigjet presionit ne rritje te publikut per te ndermarre ndryshimet e duhura ne permiresimin e situatave te tilla dhe t'i garantojne brezave te ardhshem nje te ardhme me te sigurt dhe nje nivel jetese me te mire.
Une, theksoj, se Shqiperia ka insistuar drejt konsolidimit te insitucioneve perkatese rregullatore, duke rritur kapacitetet, hartimin dhe permiresimin e kuadrit ligjor te mjedisit, mbrojtjen e detit dhe zonave bregdetare, administrimin e burimeve ujore, ruajtjen e diversitetit biologjik, rehabilitmin e ndotjes se vazhdueshme si dhe informimin dhe sensibilizimin e opinionit publik dhe shoqerise civile per mbrojtjen e mjedisit.
Zonja dhe Zoterinj,
Shqiperia eshte relativisht e pasur me burime natyrore dhe biodiversitet te cmuar dhe ne jemi teresisht te angazhuar te perdorim mesimet e nxjerra tashme nga vendet e industrializuara, nga zhvillimi i paqendrueshem dhe modeleve te konsumit ne nivel kombetar, rajonal dhe global.
Ne vendin tone kemi iniciativa te shumta lokale, rajonale dhe nderkombetare qe trajtojne ceshtje te zhvillimit social-ekonomik dhe mjedisor sic eshte Plani i Veprimit Mesdhetar, Pakti i Stabilitetit, etj. E ndiejme se impakti i tyre nuk eshte ai i parashikuar, dhe ndoshta ka ardhur koha per vendet perfituese te kerkojne perparesi dhe menaxhim me te mire te burimeve.
Duke thene kete, une shpresoj se eshte e qarte per te gjithe menyra se si kemi hartuar axhenden e politikave te Qeverise sone duke u perpjekur te bejme te qarte se zhvillimi social-ekonomik i Shqiperise, perdorimi i burimeve natyrore, duke ja servirur brezit aktual, nuk do te cenoje plotesimin e nevojave te brezave te ardhshem. Reduktimi i varferise dhe ndryshimi i sistemeve te konsumit kundrejt burimeve te riciklueshme, mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore, ne menyre qe te sigurojme zhvillim social dhe te promovojme nje zhvillim te qendrueshem dhe prezantim gradual te politikave sektoriale mjedisore.
Te gjitha keto jane prioritetet qe gezojne nje konsensus te gjere te Qeverise sime dhe te forcave te tjera politike ne Shqiperi.
Ne kete kendveshtrim, Shkelqesia Juaj, me lejoni t'ju garantoj per kontributin e plote dhe pa kushte te vendit tim per t'u bashkuar me perpjekjet e perbashketa per permiresimin e jetes sone ne shtepine tone te perbashket te quajtur TOKE.
Ju faleminderit!