Sikur Andos të ishte president

Andos Sinani është i njohur si këngëtar i rrymës rok, që herë pas here i pëlqen të eksperimentojë me muzikën e tij.
Deri tani ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarin e njohur Gent Bushpepa dhe Dj DALOOL.
Kënga e tij e fundit “Ti je ajo” është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera të verës dhe e ka bërë muzikën e Andosit edhe më të njohur në tregun shqiptar. Duke folur për mediat shqiptare, rokeri ka thënë se nuk fiton shumë para nga YouTube, ndërsa mendon se muzika sjellë fitime, në rastet kur bën kompromis me publikun për llojin e muzikës. Ndërsa, sikur Andos të ishte president i shtetit, janë disa gjëra që ai do të kishte ndryshuar. "Do kisha parandaluar korupsionin, kisha punuar në rregullimin e papunësisë dhe finalizimin e të gjitha rrugëve", ka thënë ai. Personalitetet e preferuara nga politika e huaj dhe ajo shqiptare, për Andosin janë, "i ndjeri presidenti Ibrahim Rugova dhe ish presidenti amerikan, Abraham Lincoln". /Indeksonline/