Usher ka pranuar se është ‘i dashuruar’ me Kate Upton.

Këngëtari i muzikës R&B dhe super modelja amerikane janë shoqëruar gjatë xhirimit të reklamës së re të Mercedes Benzit. Usher është magjespsur me Kate dhe do të dëshironte të kalonte më shumë kohë me të, jashtë punës.
“Jam i dashuruar me Kate Upton. Ajo është e mrekullueshme. Kam kërkuar shumë një femër si ajo. Por a nuk jemi ne të gjithë të dashuruar me të? Do të më pëlqente të kisha një takim me të. Vetëm njëherë”.
Usher është i sigurt se reklama e tij dhe e Kate që do të shfaqet gjatë ceremonisë së Super Bowl do të jetë më interesantja e eventit.
“Mendoj se të gjithë do të flasin për të”, shpjegoi ai.
Usher do të jetë mentor përkrahë Shakira-s, Blake Shelton dhe Adam Levine në versionin amerikan të The Voice.