E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dafina: Ka ardhur koha

Dafina Zeqiri, e cila në vitin e kaluar pati ngritje e rënie në aspektin personal e profesional, ka kohë që ka paralajmëruar shumë befasi për publikun e saj.

Pasi publikoi këngën "Veç ti", që bëri bujë të madhe mediatike duke u cilësuar si tentative kopjimi e këngës "Man down" nga Rihanna, këngëtarja ka edhe plane tjera për të ardhmen e afërt.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo është shprehur mirënjohëse për përkrahjen që ka marrë, ndersa ka përsëritur premtimin e saj, se "ky vit ka me pasë shumë surpriza".
Duke theksuar se ''ka ardhur koha", mes planeve konkrete, ajo ka rradhitur linjën e veshjeve dhe albumin e ri, duke lëne edhe hapësirë boshe, për befasitë e këtij viti.

Dafina ka bashkuar forcat me dizajneren e saj prej disa kohësh, Lia Stublla, për të sjellë një koleksion të ri veshjesh, të quajtur  ''Duff & Lia". . "Mendoj që viti 2012 ka qenë shumë dinamik. Si për çdo njeri të thjeshtë, edhe për  mua kishte batica e zbatica. Megjithatë e kam kaluar mirë, veçanërisht fundin e vitit. Prandaj konsideroj se 2013 është një fillim i fuqishëm'', ka deklaruar Zeqiri javë më parë për mediat në Kosovë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›