E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak kundërshton të gjitha akuzat

Pas Mubarakut të njëjtën gjë kanë bërë edhe fëmijët e tij Gamal dhe Alaa, njoftuan burime mediatike vendase.

Ai akuzohet për korrupsion dhe urdhra për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së shkurt që i dhanë fund sundimit të tij afro 30-vjeçar.

83-vjeçari Mubarak u soll në sallën e gjyqit në një barelë, pasi kishte qenë në një spital në Kajro për trajtime mjekësor që nga muaji prill.

Ish-Presidenti egjiptian rrezikon dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes që e detyruan atë të japë dorëheqjen.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-03 14:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›