Shaqiri tek Bayerni mban flamurin kuqezi dhe atë të Kosovës
GJERMANI- Ylli i ri i Bayern Munchenit, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri krahas flamurit zviceran në këpucën e tij ka vendosur edhe flamurin kuqezi dhe atë të Kosovës. Shaqiri ka zgjedhur këtë formë për të treguar nacionalitetin e tij të vërtet.
E gjithë Zvicra krenohet me mesfushorin magjik, Xherdan Shaqiri, i cili nga kjo verë edhe zyrtarisht u shndërrua në futbollistin e gjigantit gjerman, Bayern Munchen. Por Xherdani, i cili që i vogël kishte emigruar me prindërit në shtetin helvetik, është i lindur në Zhegër afër Gjilanit, dhe asnjëherë nuk e ka mohuar se nacionaliteti i tij i vërtet është shqiptar.
Tabloidi zviceran Blick, kujton se “Xhuxhi Magjik”, më parë kishte deklaruar se 50 për qind e zemrës së tij i përket Kosovës. Këtë refren ai e kishte përsëritur edhe sa ishte pjese Baselit apo kur luante me përfaqësuesen zvicerane. Ai këtë ndjenjë vazhdon ta shfaqë edhe tek Bayerni.
Thuajse të gjitha mediet e huaja e kanë shfaqur imazhin, e Shaqirit duke stërvitur në seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit, Jupp Heynckes. Por ajo që ka ra në sytë e fotografëve, ishin këpucët e Shaqirit. Në prodhimin e “Nikes”, Shaqiri kishte kërkuar që të vendoseshin tre flamuj të shteteve të ndryshëm. Në njërën anë të këpucës duken mjaftë qartë, flamuri i Kosovës që simbolizon prej nga vjen ai, flamuri kuqezi, i cili përcakton kombin e tij dhe flamuri zviceran që përfaqëson edhe nënshtetësinë e tij me këtë vend.
Për dallim nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili në këpucët e tij ka vënë simbolin “CR 7”, Xherdani krahas ndjenjave për kombin ka shfaqur edhe afërsinë familjare. Derisa njëra anë e këpucëve përmban simbolet e shteteve, në anën e kundër ka shkuar emrin e motrës, Medina dhe dy vëllezërve Erdin dhe Arjani. Me këtë gjest Shaqiri sikur donë të përfitoi edhe më shumë përkrahjen e bashkatdhetarëve të tij.
Ndërkaq mjaftë interesante pretë të jetë edhe paraqitja e tij me përfaqësuesen e Zvicrës ndaj kombëtares së Shqipërisë për kualifikimet e kampionatit botëror.
(ar.ku/BalkanWeb)