Pak shpresë për Milanin

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani e quajti “veprim heroik”. Kurse, presidenti Silvio Berlusconi u desh të bëjë përpjekje maksimale për të parandaluar shitjen e qendërmbrojtësit Thiago Silva në Paris Saint-Germain.
“Është përforcimi ynë më i madh i këtij afati kalimtar të verës”, shtoi Galliani derisa konfirmoi se klubi ka mbyllur fushatën e përforcimeve për edicionin e ri. Po, pa dyshim se ishte përkrahje e madhe për Milanin të mbante një futbollist i cili konsiderohet si një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij.
Sezonin e kaluar, Rossonerët humbën nga Juventus në garë për titull në Serie A në të dyja aspektet, kuantitet dhe kualitet. Kriza e lëndimeve goditi skuadrën në 10 ndeshjet e fundit të edicionit dhe Milani nuk arriti të përcjell hapin me Bianconerët.
Dhe tani, pas gjysmës së verës, lëvizjet e gjigantit milanez në tregun e futbollistëve edhe njëherë kanë qenë prapa atyre të Juventusit, shkruan Goal.com.
Derisa Rossonerët kanë qenë më tepër të përqendruar në qëndrimin e Thiago Silvas dhe sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, Juventus ka sjell deri më tani futbollistë kualitativ si Mauricio Isla, Kwadwo Asamoah, Sebastian Giovinco, Lucio kurse është në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror, për të kompletuar skuadrën e cila vitin e ardhshëm do ta ketë për objektiv edhe Ligën e Kampionëve.
Kurse sa janë të kënaqur tifozët e Milanit për hyrje-daljet në klub? Si do të zëvendësojë ekipi mungesat e Alessandro Nestas, Filippo Inzaghit, Gennaro Gattusos, Mark Van Bommelit dhe Clarence Seedorfit, Maxi Lopez, Alberto Aquilani e Gianluca Zambrotta të gjithë të larguar ?
Kjo mbetet të shihet. Pa dashur të spekulojmë nëse përforcimet e deritanishme Riccardo Montolivo, Bakaye Traore, Kevin Constant dhe Francesco Acerbi do të shndërrohen në yje në vitet e ardhshme, kandidimi i Milanit për titujt më të rëndësishëm duket mjaft i vështirë me skuadrën aktuale.
Kualiteti dhe kuantiteti janë ende të nevojshëm në San Siro dhe nëse nuk mburrim në vazhdim të këtij afati kalimtar të verës, vështirë se do të vjen edhe titulli i kampionit në Serie A e aq më tepër trofeu i Ligës së Kampionëve.
Lëvizjet e deritashme të Milanit:
IN:
Bakaye Traore (Nancy)
Riccardo Montolivo (Fiorentina)
Gabriel (Cruzeiro)
Francesco Acerbi (Chievo)
Kevin Constant (Genoa)
Edoardo Pazzagli (Fiorentina)
OUT:
Alessandro Nesta (Montreal Impact)
Filippo Inzaghi (released)
Flavio Roma (retired)
Gianluca Zambrotta (released)
Gennaro Gattuso (Sion)
Mark van Bommel (PSV)
Clarence Seedorf (Botafogo)
Alberto Aquilani (Liverpool - rikthim)
Maxi Lopez (Catania - rikthim)