E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wimbledon i dyfishtë për motrat Williams

Serena Williams ka mposhtur 2-1 polaken Anjeska Radvanska duke u shpallur fituese. Megjithëse në vendin e katërt ne renditjen botërore Serena Williams arriti të fitojë për herë të pestë Wimbëlldonin.

Williams tashmë në moshën 30-vjeçare, duhet të gëzohet që përballja me polaken përfundoi në favor të saj pas një ndeshjeje që zgjati rreth 2 orë, duke parë formën e mirë që po kalon Radvanska, megjithëse pa përvojë në të tilla nivele.

Ky është triumfi i pestë për të në Wimbëlldon dhe i 40-i në një turne “slam”. Nga ana tjetër, Radvanska, për të cilën kjo ishte finalja e parë e saj në karrierë, kthehet në shtëpi me kokën lartë pas një paraqitjeje suprizuese.

Vetëm disa orë pas triumfit individual Serena Williams tani fiton një tjetër trofe në Wimbledon, këtë herë bashkë me motrën Venus. Të dyja amerikanet kanë mundur çiftin e formuar nga dy çeke Andrea Hlav dhe Lucie Hradecka, në dy sete 7-5, e 6-4. Ishte fitorja e 13 për motrat Williams, në një Grand Slam.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›