E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simao, zyrtarisht në Besiktas

Nga Express më 24 dhjetor 2010 në ora 17:08

Klubi turk, Besiktas e ka zyrtarizuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, 31-vjeçarin Simao Sabrosa, që arrin nga Atletico Madrid, ku ka luajtur tri vjet e gjysmë.

Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja zyrtare e UEFA-s, e cila precizon se Besiktas ka paguar vetëm 900 mijë euro.

Përfaqësuesi portugez ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë, me klubin turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›