Prokuroria, “bum” dosjes për krimin e rrugës
16/02/2012 Analiza 1-vjeçare konstaton rritje të pastrimit të parave, policia referon korrupsionin, KLSH jo
Ina Rama: Prokurorët e Tiranës kanë volum pune, do të shtojmë numrin
TIRANË- Në analizën 1-vjeçare që zhvilloi Prokuroria e Tiranës u theksua se është rritur ndjeshëm krimi i rrugës, krimet ndaj personit dhe referimet për pastrim parash. U evidentua që prokurorët kanë pasur mbingarkesë për vitin 2011, ndërsa KLSH nuk ka sjellë kallëzime për korrupsion. Prokurori i Tiranës Sokol Malaj deklaroi se ky institucion përballet me një mbingarkesë dosjesh, rreth 666 më shumë se një vit më parë. Ngarkesa për çdo prokuror është 300-500 dosje. Prokurori tha se oficerët e Policisë Gjyqësore duhet të jenë më aktiv në shqyrtimin e kallëzimeve, ndërsa bëri të ditur gjithashtu se vonesat në hetime vijnë edhe nga Instituti Mjeko-ligjor. Ndërkaq, Malaj u shpreh se “Edhe këtë vit vepra penale kundër pronës ka njohur rritje dhe janë rreth 450 procedime që janë regjistruar më tepër. Janë shtuar vjedhjet në mjediset publike, e thënë ndryshe vjedhje e hapur. Viti 2011 ka shënuar edhe rritje të veprave penale kundër personit dhe ajo që mund të theksoj është që për disa vrasje ende nuk janë arrestuar autorët e këtyre veprave penale. Gjatë vitit janë regjistruar 266 vepra penale të rënda si vrasje me dashje, vrasje me paramendim, vrasje në rrethana të cilësuara, plagosje e rëndë me dashje, vjedhje me armë, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vjedhje me pasojë vdekjen, etj, ku 269 janë të pandehur dhe për 130 prej tyre janë dhënë masat e arrestit me burg”. Në analizë u theksua se nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka mbërritur asnjë kallëzim për veprën penale të korrupsionit, ndërsa thuajse të gjitha u referuan nga policia. Kryeprokurorja Ina Rama, mes të tjerave tha se “Nga të gjitha të dhënat që kemi, por edhe nga analiza e sotme konstatohet se është rritur cilësia e hetimeve në Prokurinë e Tiranës. Për pasojë janë shtuar dënimet në gjykata, por prokurorët përballen me një numër të madh dosjesh. Doja të bëja një premtim publik që numrin e prokurorëve sigurisht do ta shtojmë, që ngarkesën e dosjeve ta keni më të ulët dhe të punoni në kushte më komode”.
Të dhëna
8595 kallëzime penale u regjistruan
1452 kallëzime nuk nisën hetimet
1679 dosje u dërguan në gjykatë
2830 dosje u pezulluan
94 kallëzime u regjistruan për korrupsion
72 kallëzime për korrupsion u referuan nga policia
22 kallëzime nga Drejtoria e Doganave
10 kallëzime nisën kryesisht