E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një libër për ish-punonjësen e vrarë të UNICEF, Erieta Avdyli



Këtë herë emri i Erieta Avdylit nuk vjen nga prokuroria për gjetjen e autorit të vrasjes së saj, apo për ndonjë veprim hetimor siç jemi mësuar që të përmendet që pas vitit 2000, kur edhe është gjetur e vrarë në Romanat të Durrësit. Këtë herë vjen ndryshe nëpërmjet një libri kushtuar ish punonjëses së UNICEF. Prindërit e Erietës kanë prezantuar librin me foto ku të njohurit e 33 vjeçares nënës së dy fëmijëve kanë folur dhe kanë sjellë kujtimet që kanë kaluar me erietën.

Mes miqsh dhe të njohurish, libri i Erieta Avdylit sjell më shumë informacion për ish punonjësen e UNICEF, bashkëshorten e ish shefit të komisariatit nr.2 në Tiranë, Dritan Avdylit, trupi i pa jetë i së cilës është gjetur në vitin 2000 në Durrës. Dosja e kësaj vrasje edhe ditet e sotme ende nuk ka një autor, është hetuar është mbyllur dhe rihapur nga prokuroria, por nuk ka prova të mjaftueshme apo prova konkrete për të fajësim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›