Simuloi aksidentin, në pranga polici i Qarkullimit Rrugor
DURRES - Improvizuan një aksident rrugor për të përfituar para nga kompania e sigurimeve, por truku është zbuluar nga institucionet përkatëse. Në pranga kanë përfunduar një polic i Qarkullimit Rrugor dhe pronari i një automjeti, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe aktori i tretë i kësaj historie. Hetimi kishte nisur në muajin tetor të vitit të kaluar pas denoncimit të kryer nga kompania e sigurimit. Që nga ajo kohë organet arritën që të zbulojnë se aksidenti ishte i stisur dhe nuk kishte ndodhur në të vërtetë. Ishte më pas Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ajo që firmosi arrestimet me burg për të tre autorët e kësaj ngjarjeje.
ARRESTIMI
Paraditen e djeshme kanë përfunduar në pranga 43- vjeçari Ahmet Daci, me detyrë polic në Drejtorinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, si dhe Kreshnik Gjoka 30 vjeç, të dy banues në Durrës, ndërsa një person i Artur Korriku tretë po nga Durrësi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit është shpallur në kërkim. Mësohet se për të tre personat në fjalë, Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat”. Ata akuzohen për falsifikimin e dokumenteve të një aksidenti rrugor, me qëllim përfitimin e një shume të konsiderueshme parash nga një kompani sigurimesh. Por loja e tyre është zbuluar dhe për pasojë do të përballen me drejtësinë.
NGJARJA
Më 2 tetor të vitit të kaluar u përgatit një dosje me materiale, sipas së cilës, në një rrugë të Durrësit kishte ndodhur një aksident automobilistik, ku ishin përplasur një fuoristradë “Tuareg Volswagen” me pronar Kreshnik Gjokën me një autoveturë tip “Mitsubishi” me targa greke dhe me pronar një banor po nga Durrësi. Dosja mbante firmën e policit të rrugores, Ahmet Daci. Në konkluzion, kompanisë së sigurimeve ku ishte regjistruar njëri nga automjetet, i kërkohej shuma prej 3,2 milionë lekësh. Kompania e sigurimeve, pasi kishte shqyrtuar dosjen kishte denoncuar këtë rast. Kjo, për faktin se ishin konstatuar pasaktësi të dukshme në dosje, çka linte vend për dyshime. Më pas, në lojë hyri SHKB-ja dhe Task-Forca pranë Prokurorisë së Durrësit. Gjatë hetimit disa mujor, këto institucione arritën të zbulojnë se aksidenti ishte improvizuar, me qëllim përfitimin e parave nga kompania e sigurimeve. Mësohet se agjentët e SHKB-së zbuluan se automjeti “Mitsubishi” e kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek dy ditë para se të ndodhte aksidenti dhe nuk është kthyer më që andej. Gjithashtu, nga Task-Forca mësohet se ata kanë mundur të kontaktojnë me pronarin e “Mitsubishit” me telefon dhe ai iu ka thënë se nuk ka gisht në këtë histori. Por kjo deklaratë nuk ka ndikuar aspak, pasi ai është shpallur në kërkim.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)