Korçë, makina përfundon në lumë, 1 i vdekur, 2 të plagosur
KORCE- Një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti tragjik në Korçë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur kryqëzimi i Ersekës.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Renaldo Beqiri
dhe janë plagosur dy pasagjeret, Suela dhe Rexhina Memetllari. Të lënduarat janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se nuk janë në rrezik për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë. Dyshohet se makina ka rrëshqitur në rrugë për shkak të lagështirës, duke përfunduar në lumë.
(er.nu/BalkanWeb)