Sinan Hoxha: Unë di që sherri Rozi-Rezi nisi tek “Vip shtëpia”
08/04/2011 Këngëtari pyetet në Prokurori. Pritet dëshmia e katër VIP-ve të tjerë
TIRANE- Sherri mes dy këngëtareve Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta është zhvendosur në një betejë ligjore. Tashmë të dyja këngëtaret po i servirin dëshmitarë Prokurorisë duke mbrojtur argumentet e tyre që kanë dhënë pak kohë më parë në Prokurori. Një nga këta dëshmitarë ka qenë dhe këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Hoxha, i cili dje rreth orës 12:00 ka ngjitur shkallët e akuzës duke u paraqitur pranë grupit hetimor, për të dhënë shpjegime. Prokurori i çështjes dhe një Oficer i Policisë Gjyqësore kanë marrë në pyetje këngëtarin Hoxha, duke i kërkuar sqarime lidhur me arsyet dhe motivet që kanë ndikuar në konfliktin fizik mes dy këngëtareve Radi dhe Shkurta. Burime pranë Prokurorisë thanë se Sinan Hoxha është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Për rreth një orë këngëtari i ka treguar gjithçka që dinte lidhur me konfliktin e ish- dy mikeshave që aktualisht janë kthyer në rivale të betuara ndaj njëra-tjetrës. Hoxha mendohet se u ka treguar arsyet e sherrit mes dy këngëtareve, dhe se krisja fillestare mes tyre ka ndodhur në realiti show “Vip Shtëpia”, një emision ky që zhvillohet në televizionet kosovare. Më pas sherri është vazhduar përtej mureve të kësaj shtëpie me deklarata publike mes këngëtareve Radi dhe Shkurta, duke degraduar në përdorimin e dhunës mes njëra-tjetrës, ku të dyja këngëtaret mbetën të plagosura lehtë. Gjithashtu Sinan Hoxha ka treguar para hetuesve momentet kur është njohur me dy këngëtaret, si dhe dëmet fizike që ato kanë pësuar pas konfliktit që patën në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë Prokuroria argumenton se përveç akt-ekspertimit, që tregon për dëmtimet fizike që i janë shkaktuar këngëtares Rozana Radi, është e nevojshme që këto të dhëna të mbështeten dhe nga dëshmi të personave që kanë dijeni mbi këtë konflikt. Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria kërkoi dëshmitë e këngëtareve Çiljeta Xhilaga, Zajmina Vasjari, Ingrid Gjoni, si dhe personazhit të njohur të skenës shqiptare, Ardit Gjebrea. Por asnjë prej artistëve nuk u gjet nga policia në adresat e tyre zyrtare, fakt ky i konfirmuar edhe nga raporti i shërbimit që agjentët e policisë kishin mbajtur për kërkimet e kryera. Duke ju referuar këtyre raporteve, personat e sipërcituar kanë ndryshuar adresë dhe se duhet një periudhë kohore për të bërë lokalizimin dhe njoftimin e tyre, për t’u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës.
Pyeten të afërm, miq e të dashurit e tyre
Sherri mes 2 këngëtareve, përplasja tek “Vip Shtëpia” e deri tek Facebook
Konflikti mes këngëtareve Rozana Radi dhe Rezarta Shkurtës, ka detyruar dhjetëra miq dhe të njohur të dy këngëtareve që të paraqiten në Prokurori për të dëshmuar. Kushërinj, persona të rrethit shoqëror, si dhe individë që dy këngëtaret mendohet se kanë lidhje intime, janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës. Mes tyre ka qenë dhe nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili njihet si burri i këngëtares Rezarta Shkurtës. Veç këtij emri në Prokurori janë paraqitur dhe disa persona të tjerë, që kanë treguar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë VIP-at që mendohet se vazhdojnë të refuzojnë Prokurorinë janë Ardit Gjebrea, Zajmina Vasjari, Ingrid Gjoni, si dhe Çilieta Çilaga. Rreth orës 2 të mëngjesit të datës 8 dhjetor, aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi është dhunuar nga kolegia e saj në muzikë, Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Ermal Hoxha. Sherri duket se është iniciuar nga një debat që vajzat kanë bërë në “Facebook”. “Rreth orëve të mesnatës, në faqen time të “Facebook”-ut, shtetasja Rezarta Shkurta më ka sharë dhe ofenduar duke më shkruar në inbox mesazhe me fjalët më banale që përmban fjalori i gjuhës shqipe”,-citon Rozana Radi në procesverbalin për kallëzimin e veprës penale.