Rreziqet dhe avantazhet që sjell gazsjellësi TAP
08/04/2011 Konsultimi publik para hartimit të raportit të Ndikimit Mjedisor dhe Social
Gazsjellësi TAP që pritet të kalojë mespërmes vendit tonë do të ketë ndikime pozitive, por edhe shumë rreziqe. Janë rreth 200 km tubacione të këtij gazsjellësi që do të hyjë në Shqipëri pranë Mirasit të Korçës dhe do të dalin në detin Adriatik afër Fierit. Autoritetet lokale dhe mbi të gjitha qeveria do të duhet të përcaktojë planin e masave për të minimizuar efektet, sidomos në mjedis, në shëndetin e njerëzve, por edhe sa i përket cilësisë së jetesës në zonat nga do të kalojë gazsjellësi. Aktualisht është përgatitur një studim paraprak, i cili përcakton vrojtimet e deritanishme dhe angazhimet që do të duhet të merren për realizimin e dokumentit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social, i cili përfundon në gusht 2012.
Ndikimet e mundshme
Ndikimet mjedisore dhe socio-ekonomike të projektit janë identifikuar dhe vlerësuar paraprakisht gjatë procesit të studimit. Janë identifikuar gjithashtu paraprakisht masa lehtësuese dhe masa menaxhuese për çdo ndikim të mundshëm. Ndikimet kryesore mjedisore, socio-ekonomike dhe kulturore janë shmangur me anë të një vlerësimi të gjerë të gjurmës, i cili kishte qëllim të përzgjidhte një trase me ndikimin më të ulët. Ekspertët vlerësojnë se ndikimet e ndërtimit të një tubacioni dhe ambienteve shoqëruese janë zakonisht të përkohshme në llojin e tyre dhe të lokalizuara. Ndikimet e ndërtimit përfshijnë zhurma të përkohshme dhe shkarkime në ajër nga makineritë e ndërtimit, ndikime mbi përdorimin e tokës, humbje/shqetësim të habitateve natyrore (flora dhe fauna), ndikime mbi peizazhet dhe ndikimet të përkohshme mbi cilësinë e ujit dhe të habitateve ujore gjatë kalimeve të lumenjve dhe punimeve detare në afërsi të bregut. Parashikohet që tubacioni i pjesës kontinentale të futet nën tokë dhe terreni do të kthehet në gjendjen e tij fillestare të para ndërtimit. Kufizimet kryesore për përdorimin e tokës mbi tubacion do të prekin një korridor të ngushtë, maksimalisht 10 m të gjerë, në të cilin do të kufizohet rritja e pemëve me rrënjë të thella, një korridor maksimalisht 60 m, në të cilin ndërtimi i shtëpive do të kufizohet dhe një korridor prej maksimum 200 m, në të cilin krijimi i lagjeve të shtëpive dhe/ose i infrastrukturës industriale do të jetë i kufizuar. Gjurma e preferuar u përzgjodh duke marrë në konsideratë këto kritere dhe ajo krijon gjithashtu hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e ardhshëm të komuniteteve përreth. Funksionimi i stacioneve të kompresorëve do të gjenerojë shkarkime në ajër dhe zhurmat do të kenë një ndikim mbi peizazhin. Përmasat dhe rëndësia e këtyre ndikimeve janë të krahasueshme me ato të centraleve të vogla të bashkë-prodhimit me gaz. Ekspertët vlerësojnë se do të miratohen praktikat më të mira dhe masa lehtësuese për të minimizuar ndikimet operacionale. Sa i përket ndikimeve mbi peizazhin ato do të menaxhohen nëpërmjet restaurimit të peizazhit në gjendjen fillestare përgjatë gjurmës së tubacionit dhe nëpërmjet instalimit të një bimësie të përhershme aty ku është e nevojshme.
Rreziqet
Disa prej rreziqeve janë ato që lidhen me sigurinë e komunitetit si rezultat i punimeve ndërtimore. Kështu pritet që të ketë rritje të ngarkesës së trafikut te rrugët pranë projektit. Ekspertët kanë vlerësuar se projekti ka potencialin për të pasur ndikim mbi komunitetet fqinje përmes ndryshimeve në zhurmë dhe cilësinë e ajrit, cilësinë e ujit, burimeve ujore, ndikimit viziv dhe ndryshimet në qasje, por gjithashtu përmes krijimit të ndarjeve, pengesave midis shtëpive të popullatës dhe vendeve që ata duan të vizitojnë ose që duan të shkojnë për të punuar si toka bujqësore dhe zonat e kullotjes së bagëtisë. Pritet gjithashtu një rritje e mundshme e ndodhive vendore e sëmundjeve të paraqitura dhe trysnia mbi shërbimet vendore, si shëndeti, aktivitetet e kohës së lirë, policia, prej forcës së punës të projektit. Disa nga masat e propozuara janë zbatimi i Planit për Përfshirjen e Komunitetit (CEP) si pjesë e strategjisë së TAP të përfshirjes së palëve të interesuara, apo përfshirja e një grupi të Nëpunësve të Ndërlidhjes me Komunitetin (CLOs) për të menaxhuar dhe monitoruar zbatimin e kënaqshëm mbi efikasitetin e të gjithë procedurave të marrëdhënieve me komunitetin. Ekspertët kanë propozuar zhvillimin e një Kodi Sjelljeje të Punëtorëve ku do të përfshihen masa disiplinore për ata që thyejnë kërkesat, si dhe zhvillimin e një Plani për Menaxhimin e Sigurisë së Komunitetit për të trajtuar rreziqet e sigurisë së komuniteteve, përfshirë rreziqet lidhur me trafikun. Autoritetet vendore dhe në nivel komuniteti do të trajnohen për të rritur sensibilizimin e komuniteteve lidhur me shmangien e aksidenteve në rrugë gjatë kohës së punimeve.
Projekti
Transadriatik (TAP) është projekti i tubacionit për gazin natyror që do të transportojë gaz përgjatë 520 km nga rajoni i Kaspikut, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, përmes Adriatikut, për në Itali dhe më tej në Evropën Perëndimore. Zhvilluesit e projektit kanë përgatitur raportin rreth projektit, për të diskutuar ndikimet mjedisore dhe sociale të mundshme, si dhe për të propozuar masa lehtësuese. Qëllimi është që autoritetet qendrore dhe lokale të reagojnë lidhur me fushëveprimin e punës përgatitore të tyre për t’u kryer në përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social. Tubacioni në pjesën kontinentale do të ketë një diametër prej 48 inç (1.219 m), ndërsa diametri i tubacionit detar do të reduktohet në 42 inç (1.067 m). Në gjithë gjatësinë e tij, tubacioni do të jetë i mbrojtur kundër gërryerjes nëpërmjet një sistemi të mbrojtjes katodike. Seksioni në pjesën kontinentale të tubacionit do të jetë i futur nën tokë gjatë gjithë gjatësisë së tij me një mbulesë dheu të paktën prej 1 m. Në rastet e kalimeve nën infrastrukturat ekzistuese, do të kërkohet një thellësi më e madhe. Seksioni detar do të shtrihet mbi shtratin e detit, me përjashtim të seksionit në ujërat e cekëta (deri në 10 m thellësi), i cili do të futet në një thellësi që tejkalon 2 m. Në pikën e kalimit në det, tubacioni pritet të futet në një thellësi deri në 4 m. Tubacioni i TAP do të projektohet për një jetëgjatësi teknike prej 50 vjetësh.
Avantazhe
TAP do të përmirësojë rreth 90 km rrugë ekzistuese, do të hapë rreth 40 km rrugë të reja dhe në përfundim do t’i rikthejë të gjitha rrugët dhe terrenin në gjendjen që ato ishin para fillimit të projektit. Tubacioni në pjesën kontinentale do të montohet në një mënyrë konvencionale me ndihmën e pajisjes së posaçme të ndërtimit që vijon përgjatë korridorit të tubacionit. Brezi i ndërtimit kërkon një gjerësi prej rreth 40 m, pasi ai duhet të sigurojë hapësirë për montimin e tubacionit dhe për automjetet që do të lëvizin në të njëjtën kohë. TAP synon që ta rikthejë këtë brez ndërtimi në gjendjen e tij origjinale. Për të rritur sigurinë e tubacionit, tubacioni do të ketë stacione valvolash të bllokimit, me anë të të cilave çdo segment i linjës mund të izolohet për arsye mirëmbajtjeje ose në rast të një shkëputjeje apo rrjedhjeje. Valvolat e bllokimit nuk do të operohen nga njerëzit dhe do të mbulojnë një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 500 m2. Pajisjet kryesore të këtyre stacioneve do të instalohen nën tokë. TAP do të kontribuojë në sigurinë dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për transportin e gazit nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan, përmes rrugës së drejtpërdrejtë drejt Evropës Jugore, sapo të fillojë prodhimi i kësaj fushe në fillim të vitit 2017. Ndërsa furnizimi me gaz do të rritet, TAP do të ketë aftësinë të transportojë 10 mmk më shumë në vit, duke e rritur kapacitetin në 20 mmk, sipas nevojave. TAP mund të sjellë përfitime të rëndësishme për sa u përket investimeve të mëdha dhe punësimit në vendet ku ai kalon.
Aspekt i socio-ekonomik
Korridori kalon në tre prefektura: Korçë, Berat, Fier dhe 23 bashki/komuna. Seksioni lindor i korridorit karakterizohet prej zonave të mëdha pyjore dhe depozitime të zonave të ulëta për prodhimet sezonale të të korrurave. Ka 11 vendbanime brenda korridorit prej 2 km me një total prej 5.465 banorësh. Këto vendbanime kanë një popullatë prej 80 banorësh (Sinicë, komuna Miras) dhe deri në 2,387 banorë (Miras, komuna Miras). Banimet e Çetë dhe Miras, pranë kufirit grek, dhe Kamenica janë të vetmit vendbanime me një popullatë prej mbi 400 banorësh. Thuajse 90% e popullatës që jeton brenda zonës së studimit, është e përqendruar në këto tre vendbanime. Pyjet dhe zona me shkurre përbëjnë zonat më të mëdha brenda korridorit prej 2 km dhe përfaqësojnë 70% të të gjithë tokës në përdorim. Kjo tokë, së bashku me tokën për rritjen e bagëtisë, përdoret nga banorët për kullota. Prodhimi i të korrurave sezonale zë 28% të përdorimit të tokës brenda korridorit. Prodhimi i përhershëm i të korrurave gjendet vetëm në komunën e Mollajt dhe përbën 1% të përdorimit të të gjithë tokës. Ekspertët vlerësojnë se ka të ngjarë që ekonomia e zonës rreth Miras të jetë më e shumëllojshme. Në pjesën qendrore të korridorit, përdorimi i tokës karakterizohet prej zonave pyjore dhe malore me zona të vogla të tokës bujqësore që rrethojnë vendbanimet. Çorovoda është qyteti kryesor i zonës me një popullatë prej 8.907 banorësh. Pjesa tjetër e vendbanimeve janë relativisht të vogla me 5.033 banorë të shpërndarë në 15 vend banime. Aktiviteti kryesor ekonomik i vendbanimeve malore rurale përbëhet nga prodhimi bujqësor, i cili konsiston në një kombinim të prodhimit të të korrurave dhe të blegtorisë; një pjesë e madhe e së cilës është ndërmarrë në nivele të larta. Pjesa perëndimore e Korridorit kalon rrethin e Beratit, i cili është kodrinor, duke krijuar një mozaik të prodhimit të korrurave dhe kullotjes sezonal dhe të përhershëm. Korridori gjithashtu kalon dhe në rrethin e Fierit, i cili është më i sheshtë dhe më uniform, terren i cili përdoret për prodhimin e të korrurave sezonale. Korridori kalon përmes një zone të nxjerrjes së naftës midis komunës së Roskovecit dhe Mbrostarit. Për pothuajse gjysmën e komunës mjeti kryesor i jetesës është prodhimi i të korrurave sezonale dhe të përhershëm. 29% e komunave mbështeten në një kombinim të prodhimit të të korrurave dhe të blegtorisë. Afërsia e qyteteve të Beratit dhe Fierit, përveç zonës së komunës së Roskovecit për nxjerrjen e naftës, rezulton që 24% e komunave të kenë një ekonomi të shumëllojshme.