E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të përdhunonte të sëmurën, arrestohet

Një 18-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të përdhunojë një grua të sëmurë 42-vjeçare. S.Ismaili ditën e dielë ka marrë në banesën e saj shtetasen K.Se dicorcuar dhe e sëmurë me të meta mendore dhe e ka çuar në një banesë të braktisur afër banesës së saj, ku ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë duke i lidhur duart , por që s'ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale pasi kanë ardhur familjarët e vajzës .
Kjo shtetase qëndornte e vetmuar në njërën nga dhomat e banesës së prindërve dhe nuk dilte nga banesa pasi kishte kaluar në depresion që pas divorcit dhe ky shtetas ka gjetur momentin që në banesë nuk ishin familjarët e saj dhe e ka marrë.

Mbas marrjes së kallëzimit Specialistët e Parandalimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Tepelenë janë vënë në kërkim të autorit ku pas disa orësh kanë bërë të mundur kapjen e tij i cili ishte fshehur në një banesë .

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore si dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me persona të pazot për t'u mbrojtur mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 103/1 e 22 të Kodit Penal dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›