E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji per energjine. Ndryshimi liberalizimi i tregut

Shumë prej kompanive që operojnë në industrinë e rëndë prodhuese mund të penalizohen nga ndryshimet pritshme në ligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”. Pasi kanë parë draftin ligjor, drejtues të Sindikatave të Pavaruara thonë se qindra punonjës rrezikojnë vendin e punës, nëse kompanitë do të  kenë probleme në furnizimin me energji. Sipas tyre, këto shqetësime janë ngritur nga kompanitë që cilësohën si konsumatorë të mëdhenj dhe nuk do t’u lejohet më furnizime energji nga CEZ Shpërndarje.

“Mendoj se është një projektligj i parakohshëm dhe se këtyre kompanive duhet t’u jepet koha për t’u përgatitur në këtë drejtim. Koha duhet të jetë rreth dy vjet sepse ky është mendimi edhe i kompanive përfaqëuese të cilat i prek ky projektligj. Do të ketë një frenim, ndalim të punës, një stakim të biznesit dhe të industrisë së rëndë. Sepse deri tani nuk ka asnjë alternativë të parashikuar nga projektligji se ku duhet ta marrin energjinë”, tha Gëzim Kalaja, kryetari i BSPSH-së.

Krejt ndryshe shihen risitë që pritet të hyjnë në fuqi në sektorin e enregjisë elektrike. Për Albanian Screen, drejtues në ministrinë që dhe mbikëqyr këtë treg thonë se tanimë ka nisur liberalizimi që dhe ndihmon si blerësit ashtu dhe shitësit.

“Për të realizuar faktikisht hapjen e tregut të energjisë po ndërmerret ky ndryshim në ligj, në mënyrë që të kemi një liberalizim dhe futjen e të gjithë aktorëve në tregtinë e energjisë elektrike. Me këtë shpresohet që të ulet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët tariforë, ku hyjnë familjarët dhe bizneset e vogla, por edhe të mëdhenjtë. Nuk mendohet që do të ketë defiçite në furnizimin me energji elektrike, pra, mendoj që koha që ne kemi zgjedhur, pra 2-3 muaj përpara përfundimit të vitit, është e mjaftueshme që kompanitë e mëdha apo klientët e kualifikuar të gjejnë energjinë që do u duhet për vitin 2012 ”, thotë Agim Bregasi, drejtori i Sektorit të Energjisë, METE  

Liberalizimi synon që këta konsumatorë, të cilësuar si Klientë të Kualifikuar të mund të futen në tregun e lirë vetë, ose të furnizohen nëpërmjet furnizuesve të kualifikuar. Ky projekt ligj përcaktn që ndër të tjera energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla e të mesme. Ministria e Ekonomisë bën me dije se ndryshimet ligjore do të bëhen brenda pak muajsh, me qëllim që operatorët si konsumatorët ashtu dhe prodhuesit të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›