E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i pergjigjet opozites Nuk i pranojme kushtet per integrimin

Seanca Debat i ashper ndermjet Kryeministrit dhe kreut te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci

Kryeministri Sali Berisha nuk do te pranoje kushtet e opozites per interesat e ceshtjeve te integrimit. Duke perdorur viziten e dy ministrave te Jashtem grekut Lambrinidis dhe italianit Fratini kreu i mazhorances Berisha kerkoi nga opozita qe ceshtjen e integrimit te mos ta coje kete proces ne kalendat greke. Deklaratat e juaja duhet te faktojne se do punojme per integrimin jane te verteta apo blof i radhes prej se ciles kerkohet vetem nje gje te blihet ne kohe qe tu hidhet hi syve te shqiptareve se ne po themi se do votojme dhe realisht nuk do i votoni deklaroi Berisha. Me tej ai u shpreh se ka ndjekur me interesim qendrimet e opozites kohet e fundit. Une i kam ndjekur deklaratat ne gjithe keto dite e jave dhe ajo qe me ben pershtypje eshte ideja se mund ta bejne Parlamentin shesh pazaresh. Une ju garantoj se do te keni respektin me te plote nga kjo mazhorance. I tere ky respekt do te bazohet ne ligjin dhe Kushtetuten e vendit do te bazohet jo ne pazare dhe jo ne kushte. Ne nuk ju vendosim asnje kusht. Une ju siguroj se sa te jem ne qeveri nuk do te keni kurre kushte nga kjo qeveri por perpjekjet per te vendosur kushte ndaj saj nuk jane gje tjeter vecse atavizma qe jane faktuar ne qindra raste te pasuksesshme te cdo forme qe ato jane ndermarre theksoi Berisha. Kryeministri nderkohe kerkoi qe te miratohej nje rezolute e perbashket mbi procesin e integrimit opozita te sillte emrin e Avokatit te Popullit si dhe te bashkepunojne grupet PS-PD per modalitetet e ngritjes se komisionit te posacem te reformes zgjedhore.

Reagimi i Rucit

Kreu u grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci u shpreh se mazhoranca e ka rezoluten e Kuvendit. Po Kryeminister e keni rezoluten nga opozita shqiptare qysh ne daten 23 dhjetor te vitit te kaluar. Ua ka sjelle ketu ne sallen e Parlamentit. Le te filloje nga pika e pare nga vota e lire ne Parlament nga fjala e lire ne Parlament nga ndryshimi i rregullores se parlamentarizmit ne Shqiperi. Dy ministrat e Jashtem nuk erdhen per Avokatin e Popullit dhe ju e dini mire por per dicka me madhore. Beni nje hap ju tha Ruci. Perfaqesuesi i opozites nderkohe beri te ditur se opozita nuk mund te perdoret nga mazhoranca per tu hedhur hi syve nderkombetareve. Opozita nuk eshte garniture e pushtetit ti hedhe hi syve Brukselit. Te kthehet parlamentarizmi ne vend. Te kthehet pavaresia e institucioneve. Te merren masa per krizen ekonomike. Jemi ketu per te siguruar standarde europiane qe Shqiperia te meritoje ftesen per ne BE dhe nuk eshte ketu per te bere shurdhin as memecin sepse do te ishte ne dem te Shqiperise dhe integrimit te saj tha Ruci. Ai shtoi se Berisha nuk do te kete asnje hapesire per te kompromentuar opoziten. Por i menjehershem ka qene reagimi i Kryeministrit i cili replikoi ndaj qendrimit te opozites. Dy ministrat e Jashtem miqte tane zoteri folen si perfaqesues te BE-se folen qartesisht dhe nuk do te pranonin tu hidhnin hi syve. Po permend nje shprehje te Oriana Falacit kur u takua me Mao Ce Dunin se marshimin e madh e nisim me hapin e pare. Nuk mund te bejme ne rezolute aktakuze se opozita bllokoi per dy vite procesin e integrimit. Hajde te bejme nje rezolute te re dhe te japin disa sinjale bashkepunimi. Pas ketij diskutimi 20 minutesh Berisha hidhi nje veshtrim te ores se tij ne doren e djathte dhe ne 11.20 u largua nga salla e Parlamentit duke lene te nenkuptonte se kishte nje takim tjeter ne axhenden e tij. Kryeministri u largua me pas per te mos votuar asnje prej projektligjeve te parashikuara ne rendin e dites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›