E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikata e policëve: Duam shpërblim

Sindikata e punonjësve të policisë së shtetit i ka kërkuar qeverisë që deri në fund të këtij viti të shpërblehen të gjithë punonjësit e policisë me mbi një pagë mujore për punën e kryer gjatë gjithë vitit. Në një deklaratë për shtyp kjo shoqatë është shprehur se punjësve të policisë iu është dashur të sakrifikojnë orë pune suplementare, përveç kohës normale të punës të përcaktuar në ligj (40 orë javore) dhe deri tani nuk janë shpërblyer.
"Në evidencat mujore përllogaritet që një punonjës policie për 12 muaj të vitit ka konsumuar punë suplementare, jashtë orarit të punës, mesatarisht 380 orë, e barazvlefshme kjo me mbi katër paga mujore, që deri tani nuk janë paguar. Duke llogaritur këtu edhe shpërblimin e fundit të vitit, Punonjësve të Policisë u takojnë deri në pesë paga mujore" thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës orët suplementare të punës janë realizuar përgjithësisht në sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve në qershor 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›