Aksidenti në Peqin, gjendet trupi i shoferit

Është gjetur në fshatin Bishqem të Peqinit, rreth 3-4 kilometra nga vendi i aksidentit, trupi i pajetë i 27-vjeçarit Klodian Rroma, i cili u përfshi në një aksident mbrëmjen e kaluar. Trupi i Rromës është gjetur nga kalimtarë të rastit rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Mjeti tip Ford me targa DR 6305 E, i cili drejtohej nga shtetasi Klodian Ibrahim Rroma, lindur në Gramsh dhe banues tek ish-Këneta Durrës, doli nga rruga dhe ra në ujërat e lumit Shkumbin. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe konsumimi i alkoolit, gjë që ka sjellë humbjen e kontrollit të makinës nga ana e drejtuesit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pas dy orësh nxorën mjetin nga ujërat e lumit Shkumbin. Policia nuk gjeti në makinë asnjë persona, gjë që i vuri ata dhe zjarrfikësit në lëvizje duke kontrolluar përgjatë rrjedhjës së lumit Shkumbin, më gjithë vështërsitë nga errësira. Edhe sot u punua nga polombarët përgjatë këtij lumi për gjetjen e trupit të 27-vjeçarit . Të afërmit e viktimës të cilët ndodheshin në vendngjarje, u shprehen se viktima ka qenë vetëm në makinë, pasi ai ka çuar bashkëshorten në një fshat të Cërrikut, ku ajo kishte prindërit, dhe më pas ka konsumuar pije alkoolike me disa shokë dhe është nisur për t'u kthyer në shtëpi. Gjatë kthimit ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhjen e lumit Shkumbin.