E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata e policisë dënon sulmin ndaj kryekomisar Muçës

TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit dënoi sot sulmin ndaj zv/drejtorit të Policise së Tiranës, Dorian Muça, duke kërkuar nga organet kopetente hetime intensive për zbulimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë.

"Sindikata e Punonjesve te Plicise se Shtetit mësoi me keqardhje sulmin barbar të kryer ndaj uniformës së policisë, konkretisht në atentatin me eksploziv në banesën e Kryekomisar Dorian Muça, me detyrë zv.drejtor për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës", thuhet ne deklaraten per mediat te Sindikates.

"Nga kjo ngjarje e rëndë, që fatmirësisht nuk pati të dëmtuar në njerëz, ne marrim shkas për të dënuar dhunën ndaj çdo punonjësi policie, e për të qenë pranë çdo punonjësi që bie pre e sulmeve kriminale për shkak të detyrave të tyre, të kryera gjatë karrierës në shërbim të komunitetit", thuhet më tej në deklaratën e Sindikates.

Sindikata e Punonjësve te Policisë kërkoi nga strukturat më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë për Krimet e Rënda të hetojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale dhe shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë, duke u solidarizuar me të gjithë punonjësit e policisë të vendosur për luftën ndaj çdo lloj krimi pa kompromis.

Pak ditë me pare, persona te panjohur per momentin vendosen nje sasi eksplozivi ne banesen e kryekomisar Dorian Muça ne Tiranë. Nga shpërthimi i lëndës plasese, fatmiresisht nuk pati të lënduar, por vetem deme materiale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›