E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me HIV/AIDS në Shqipëri, të përjashtuar nga shoqëria

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë në bashkëpunim me USAID, UNICEF dhe Institutin e Shëndetit Publik ka vijuar dhe sot aktivitet në kuadër të sensibilizimit për ditën botërore kundër AIDS-it.

Në takim u theksua se stigmatizimi i të sëmurëve më HIV/AIDS mbetet një nga hallkat më të dobëta të trajtimit të kësaj kategorie njerëzish ende të nëpërkëmbur në Shqipëri.

Dëshmitë njerëzore që ata japin tregojnë se me gjithë përpjekjet që aktorë dhe faktorë të ndryshëm bëjnë në këtë drejtim, ata mbeten të diskriminuar në shumë aspekte të jetës, si nga shteti ashtu edhe nga pjesa më e madhe e shoqërisë.

“Kjo që jam, një person HIV pozitiv nuk më mërzit më, pra cdo njeri ka jetën e vetë. Unë nuk e shoh vetën ashtu si njerëzit më shohin dhe më perceptojnë mua. Unë e kuptoj se infektimi me virusin ka ardhur se jam një qenie njerëzore. Ky është një fakt që I pranova vetes, por pjesa më e vështirë ka qenë për mua stigma dhe diskriminimi. I kam provuar mbi kurrizin tim, kam ndeshur pengesa si në punësim, si në edukim”, shprehet një grua e infektuar me virusin HIV.

Të pranishëm në këtë aktivitet ekspertët e fushës kanë sjellë eksperiencat më të përparuara botërore mbi metodat që arrijnë të eleminojnë, transmetimin e virusit nga nëna e infektuar tek fëmija, të cilat nuk po aplikohen në Shqipëri.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›