Sindikata e shendetesise: Investoni ne spitale publike Sonila Isaku
Problemet e hasura se fundmi ne sistemin shendetesor ka bere qe pas kaq vitesh sindikata e kesaj fushe te reagoje duke kerkuar nje vemendje me te madhe. Keshtu, Sindikata e Shendetesise kerkon me shume investime ne spitalet publike, ndersa ngre shqetesimin e pushimeve masive nga puna te mjekeve profesioniste. Sipas sindikates, shteti ka kohe qe i ka lene pas dore spitalet publike, ku mungojne medikamentet dhe mjeket nuk vleresohen. “Ne i bejme thirrje shtetit qe institucionet e veta shteterore ti furnizoje, ti fuqizoje. Pushohen punonjesit per bindje politike. Me vjen keq qe pushohen 50 punonjes pernjeheresh ne spitalin e Lushnjes. Me vjen keq qe ne disa vende s'ka asnje lloj furnizimi, si ne rastin e Bulqizes, qytet minatoresh. Atje s'ka as kirurg, as reanimator, as aparate reangeni dhe shteti ka mosinteresim", tha Petrit Frangu, Sindikata e Shendetesise. Kete te hene ne te gjithe Evropen Juglindore sindikatat e shendetesise protestojne per te drejtat e pacienteve dhe mjekeve. Sindikata shqiptare vec shqetesimeve, iu drejtua me nje kerkese zyrtare Ministrise se Shendetesise qe te garantoje kthimin ne detyre te mjekeve te larguar per shkak te bindjeve politike. Nderkohe aktualisht ne vend jane dy sindikata te cilat mbrojne te drejtat e bluzave te bardha. Pikerisht gjate dites se djeshme ka qene Konfederata e Sindikate se Shendetesise ajo qe ka kerkuar investimet, pranine e ilaceve ne spitale si dhe zbatimin e kontratave te punes per mjeket dhe personelin tjeter, duke mos i penalizuar ata per bindjet e tyre politike.
Kerkesat
Sindikata e Shendetesise kerkon me shume investime ne spitalet publike, ndersa ngre shqetesimin e pushimeve masive nga puna te mjekeve profesioniste. Sipas sindikates, shteti ka kohe qe i ka lene pas dore spitalet publike, ku mungojne medikamentet dhe mjeket nuk vleresohen.
Kerkesat
Sindikata e Shendetesise kerkon me shume investime ne spitalet publike, ndersa ngre shqetesimin e pushimeve masive nga puna te mjekeve profesioniste. Sipas sindikates, shteti ka kohe qe i ka lene pas dore spitalet publike, ku mungojne medikamentet dhe mjeket nuk vleresohen.