Sindikatat, Berisha: Rama humbës i ‘Vaterlove’, qeveria garant për paga e kushte pune
TIRANE- Sot 22 vjet nga greva e përgjithshme e Sindikatave. Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka falenderuar gjithë pjesëmarresit dhe organizuesit e grevës së Përgjithshme të Sindikatave në 22 vjetorin e saj, duke e cilësuar atë si shënimin e kthesës së madhe për demokracinë e shqiptarëve.
Në fjalën e tij në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Berisha deklaroi se greva 22 vite më parë pati një qëllim themelor, që nuk ishin as rrogat e pensionet, as strehimi. Sipas Berishës, qëllimi ishte fitimi i së drejtës themelore për liri dhe ecje para drejt Europës.
“Anëtarët tuaj shënuan një kthesë të madhe në rrjedhën e zhvillimeve të Shqipërisë. Partia e Punës grabiti me gjak zgjedhjet e 31 majit. Ajo bëri masakrën e Shkodrës duke kthyer terrorin në mbarë Shqipërisë. Ajo po bënte gjithçka për të diktuar zgjedhjet e paligjshme”, tha Berisha.
Ai shtoi se greva ishte një rezistencë paqësore e punonjësve të Shqipërisë. “Ju organizuat grevën e urisë e cila dobësoi regjimin diktatorial. Për mua do të jenë momente më të pashlyeshme të jetës takimi në thellësinë e galerive me grevistët, të cilët nisën grevën për tu flijuar për lirinë tonë, për lirinë e Shqiptarëve, sepse u bindën se regjimi mizor po grabiste përsëri ëndrrën demokratike të shqiptarëve. Sindikatat rrëzuan në mënyrë përfundimtare regjimin e Hoxhës të përfaqësuar nga Ramiz Alia”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishes, kjo greve gjunjezoi perfundimisht regjimin diktatorial.
“Përulem me nderim para udhëheqësve tuaj që bënë historinë me guximin dhe vullnetin e tyre. Shënuan një kthesë të madhe në zhvillimet në vend. PPSH grabiti me dhunë zgjedhjet e 31 marsit, ajo nisi sundimin e saj pas zgjedhjeve me masakrën e Shkodrës me terrorin e vjetër të mbarë Shqipërisë, po bënte gjithçka për të konsoliduar pushtetin e saj të paligjshëm, të dy regjimet të mbështeteshin të vazhdonin sundimin, por kjo përpjekje do të mbetej në rezistencën paqësore të sindikatave të pavarura të Shqipërisë të udhëheqjes së saj që organizuan grevën e parë të përgjithshme në historinë e vendit, grevën e urisë e cila gjunjëzoi në mënyrë përfundimtare regjimin diktatorial, për mua do të jenë dhe janë momentet më të pashlyeshme të jetës takimi në galeritë e qymyrit në thellësitë e Valiasit të këtyre burrave, që nisën grevën për tu flijuar për lirinë tonë e të shqiptarëve. U bindën se regjimi mizor po grabiste ëndrrën demokratike të shqiptarëve dhe pas një beteje sindikata gjunjëzoi regjimin hoxhist që përfaqësohej nga Ramiz Alia”- tha Berisha.
Akuza Ramës
Në fjalën e tij me rastin e përvjetorit të 22-të të grevës së përgjithshme të sindikatave shqiptare, Berisha nuk kurseu as akuzat ndaj kundërshtarit të tij në politikë, z Edi Rama. Berisha bëri një përshkrim të përpjekjeve që sipas tij bëri Edi Rama me Partinë Socialiste që vendi të mos fitojë integrimin e plotë.
Por sipas kryeministrit, Rama do shënojë humbjen e ‘Vaterlosë’ (beteja e famshme e rusëve dhe francezëve në kohën e Napoleonit), së ardhshme më 23 Qershor.
“Forca tjetër në krye të të cilëve janë bijë e atyre që përmbysët me grevë urie ne 91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër cdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE, Rama urdhëoi deputetet më bori në parlament, për tu thënë evropiane se ky vend nuk ka parlament. Bëri gjithçka për bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetësh hakmerret për Vaterlonë e humbur botërisht. Kurse ne jemi të bindur dhe ecim të sigurt për fitoren e një Vaterloje tjetër. Për bijtë e etërve që bllokuan integrimin, 23 qershorit është dita e gjykimit dhe projekti i madh evropian për cdo shqiptar”.
Premtimi i Berishës
Kryeministri garantoi se do të bëjë gjithçka për sindikatat, cdo kërkesë të tyre duke theksuar se fitorja do jetë e Pd dhe pas 23 Qershorit.
“23 qershori po vjen dhe ju jap fjalën se qeveria do bëjë gjithcka, për rroga dhe kushte më të mira për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Dhe unë besoj se e dëshmuam këtë gjatë viteve dhe do e dëshmojmë sërish.
Kam shpallur jo pa qëllim 700 dollarë rrogën e mësuesit dhe dua t’u them zyrtarëve të tjerë se ju jeni shumë të rëndësishëm por misonarë më të rëndësishëm të këtij kombi janë mësuesit”
“z Kalaja qeveria është e vendosur të plotësojë maksimumin e kërkesave që ju do paraqisni dhe ky është borxhi, detyrimi moral ligjor i gjithanshëm ndaj jush e ndaj sindikatatave që shënoi një kthesë të madhe në histori”.
(d.b/BalkanWeb)