'Robërit’, Berisha: Rama nëse iu fute betejës, mbaj zemërimin, jo fyerje popullit
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot kryetarit të PS, Edi Rama që të mos fyejë punonjësit e administratës që dalin në mitingje elektorale.
Reagimi vjen një ditë pasi Rama në Gjirokastër e Fier akuzoi Berishën se mbush sheshet e bastioneve socialiste me robër. Sipas Ramës, PS i mbush sheshet me qytetarë që më 23 Qershor do clirojnë robërit.
Duke theksuar se opozita shqiptare ka votuar gjithmonë kundër projekteve të integrimit dhe investimit, shtoi se deklaratat e Ramës dje ishin fyerje e hapur kolektive ndaj qenies njerëzore.
“Nuk besoj kurrë se ka ekzistuar ndonjëherë ne Europë një opozitë e tillë. Z Rama deklaron se ata që vijnë në sheshin e PD, ata janë robër. Unë i them atij zotërisë se, duhet të mbajë zerimërimin, nervozimin. I them nëse ke hyrë në këtë betejë, lufto, qëndro aty, por jo fyerje kolektive. Se punonjës të kësaj administrate, në Shkodër e në Vlorë nuk janë robotë, por janë qenie shoqërore, politike dhe sa kohë të votohet Sali Berisha ata do dalin në sheshe me cilën forcë politike të duan”, u shpreh sot kryeministri i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të nënstacionit elektrik të OST-së, 400 KV në Fushë Mbret.
vijonn
Lidhje te tjera Gjirokaster, Rama: Saliu mbush sheshet me rober Fier, Rama: Më 23 Qershor do cojmë drejtorat e PD në gjyq